Selam Alejkum (Mirë se vini)

Akidja ndërmjet Ehli Sunnetit dhe disa grupeve tjera

 

Çështja Ehli Shuneti Tepruesit Neglizhuesit Vërejtje

1.Besimi(Imani).

 

 

Të shqiptuarit me gojë, të vërtetuarit me zemër dhe të zbatuarit me gjymtyrë.

Shtohet me punimin e veprave dhe thënieve të mira. Pakësohet apo zvogëlohet me mëkate.

Lejohet përjashtimi në iman (thënia: unë jam mumin (besimtar) inshallah).

Përjashtimi nuk konsiderohet dyshim në besim, por ajo është një praktikë e njohur tek dijetarët.

Nëse pyetet ndonjëri: A je mumin (besimtar) ti?Atij i lejohet të thotë: Unë jam besimtar inshallah, apo shpresoj të jem besimtar. gjithashtu i lejohet të thotë: Kam besuar në Allahut, engjëjt, librat, të dërguarit …

 

Fjala hauarixh është shumësi i fjalës harixheh që do të thotë: i dalur, ndërsa në esencë hauarixh konsiderohet çdo njeri që është ndarë nga Aliu r.a. në betejen e Sifinit, ku në fillim e detyruan Aliun të pranonte gjykimin dhe pastaj i thanë se përse ke pranuar të gjykosh ndërmjet dy grupeve në betejë, nderkohë që gjykimi i takon vetëm Allahut.

Hauarixhët janë quajtur harrurrijeh për shkak të përqëndrimit të tyre në këtë vendin Harrurra, pas kthimit nga beteja e Sifinit.

Në atë kohë numri i tyre arrinte në 12 mijë.

Aliu r.a. i polemizoi ata dhe disa prej tyre u kthyen në të vërtetën, ndërsa të tjerët i lufoi derisa i mundi ata.

Që nga kjo kohë hauarixhët u përçanë në disa grupe dhe që të gjithë ata bashkohen në thëniën se Aliu r.a., Uthmani dhe pjesmarrësit në betejen e deves janë kafira.

Ata bëjnë kafir çdokënd që është i kënaqur me gjykimin e Aliut, apo të dy gjykimeve apo edhe njerin prej tyre i konsideron të saktë.

Gjithashtu, ata bëjnë kafira praktikuesit e mëkateve të mëdha duke thënë se lejohet rrebelimi ndaj imamit nësë është i padrejtë.

Çdokush që ka ardhur pas tyre dhe ka bazat e thëniet e tyre apo ka pasuar metodikën e tyre, konsiderohet hauarixh.

Murxhiet janë ata të cilët i kanë pezulluar veprat nga imani.

Më ekstremët prej tyre thonë: “Imani është të njohurit e Allahut me zemër.”

Gjithashtu thonë se besimin (imanin) nuk e dëmton mëkati sikurse edhe vepra e mirë nuk i bën dobi kufrit (duke bërë analogji-kijas).

Tek ata imani është diçka që nuk ndryshon as nuk shtohet, as nuk pakësohet.

 

 
Çështja Ehli Shuneti Tepruesit Neglizhuesit Vërejtje

2. Emrat dhe Cilësitë e Allahut.

Pohojnë për Allahun çdo gjë që Allahu ka pohuar për veten e Tij dhe që ka pohuar për Të i dërguari i Tij, pa krahasim.

Mohojnë për Allahun çdo gjë që ka mohuar Allahu për vetën e Tij dhe që ka mohuar për Të i dërguari i Tij.

Besimi i tyre në emrat dhe cilësitë e Allahut është pohim pa përngjasim dhe pa pastrim (nga cilësitë që nuk i ka) duke mos i mohuar Cilësitë që posedon.

 

Muatilët janë ata të cilët mohojnë cilësitë e Allahut. Ata quhen ndryshe edhe si xhehmije. Janë emërtuar kështu për shkak të Xheh ibn Safuan Tirmidhiut.

Ky term është bërë emër indentifikues për ata të cilët mohojnë cilësitë në përgjithësi, duke pasur parasysh se xhehmijtë janë të parët që kanë mohuar cilësitë.

 

Mushebihet janë ata të cilët përngjasojnë cilësitë e Allahut me cilësitë e krijesave.

Ata thonë se Allahu posedon dëgjim, sikurse dëgjimi i njerëzve. Në krye të përngjasuesve (mushebihet) janë hakemijet, të cilët janë pasuesit e Hisham ibn Hakem er Rafidij. Ai pretendoi se Allahu i Lartësuar (Allahu është i pastër nga kjo) ka trup që mund të perceptohet  deri në fund. Ata thonë se Ai është i gjatë dhe i gjerë dhe se gjatësia e Tij është e barabartë me gjerësinë e Tij.

Në radhët e përngjasuesve futen edhe xheualikijet, të cilët janë pasuesit e Hisham ibn Salim Xheualikij Rafidij, i cili thotë se Allahu i Lartësuar ka fizionominë e Ademit.

Në radhët e përngjasuesve futen, gjithashtu, edhe hauarijet, të cilët janë pasuesit e Daud Hauarit, i cili i përshkruan Allahut të gjitha organet e njeriut, përveç organit gjenital dhe mjekrrës.

Gjithashtu, nga radhët e përngjasuesve numërohen edhe keramijet, të cilët pretendojnë se Allahu ka trup. Përveç këtyre ka edhe shumë të tjerë.

Imamët dhe dijetarët janë ballafaquar duke i kundërshtuar dhe kritikuar ata dhe i kanë refuzuar pretendimet e tyre dhe shumicën e tyre i kanë quajtur jobesimtarë dhe i kanë konsideruar të dalur nga Islami.

 

Në çështjen e cilësive të Allahut, grupi që konsiderohet se është më së shumti i përhapur janë esharitë.

Medhhebi i esharive që ekziston sot në botën islame i referohet Ali ibn Ismail ibn Ebi Besher el Esharij el Basrij, për të cilin El Makrizi ka thënë: “Ai e ka marrë medhhebin e mutezilëve nga Xhubai (dijetar prej mutezilëve), pastaj ka kuptuar që kjo gjë është e gabuar dhe  e braktisi atë dhe ka pasuar rugën e Abdullah ibn Kulabit. Më vonë vazhdoi metodologjinë e Abdullah ibn Kulabit në çështjen e cilësive të Allahut dhe të kadasë e kaderit. Një grup prej njerëzve që posedojnë dije anuan nga ai dhe mendimet e tij dhe polemizuan në mbrojte të ideve të tij. Medhhebi i Ebil Hasen el Esharij u përhap dhe njerëzit u detyruan të pasojnë idetë e tij. Pastaj kjo gjë u përhap pothuajse në të gjitha vendet islame. Eshariu vdiq në vitin 324 h.

Nga idetë esharite më të njohura janë: mohimi i të gjitha cilësive të Allahut përveç 7 cilësive, të cilat i pohojnë me logjikë dhe thënia se veprat e njerëzve janë të krijuar prej Allahut dhe të përfituara nga njerëzit. Nga dijetarët më të njohur të esharive konsiderohen: Bakilani, Xhuvejni, Ixhi dhe Rrazi. Ebu Hasen Eshariu është kthyer nga ky medhheb dhe është shprehur me thëniet e Ehli Sunetit në çështjet bazë të fesë. Ai e vërtetoi këtë në dy librat e fundit të tij “Mekalat el Islamijin” (Thëniet e islamistëve) dhe “El Ibane an usuli dijane” (Qartësim rreth bazave të fesë). Ajo që është e çuditshme është se ata të cilët e kanë pasuar atë në thëniet e tij të mëparshme kanë mbetur të vendosuar në ato thënie edhe pas kthimit të imamit të tyre nga ato thënie. Kështu që,  thëniet e esharijve nuk janë thënie që duhen t’i referohen Ebu Hasen Eshariut.”
Çështja Ehli Shuneti Tepruesit Neglizhuesit Vërejtje
3. Kadaja dhe kaderi.

Është i obliguar besimi në kader, në të mirën dhe të keqen, të paktën dhe të shumtën, të dukshmen dhe të padukshmen, të dashurën dhe të urryeren, fillimin dhe fundin.

Allahu ka vendosur caktimin e tij ndaj robërve dhe ka caktuar për ta atë që nuk mundet askush t’i ikë dëshirës së Allahut të Lartësuar dhe ta tejkalojë caktimin e Tij, por të gjithë ata i nënshtrohen caktimit  të Allahut.

Krijesat i nënshtrohen patjetër asaj që Allahu ka caktuar. Kjo është drejtësi nga Zoti ynë i Lartësuar. Ai dëshiroi për ne adhurimin dhe e deshi atë, është i kënaqur për të dhe urdhëroi për të. Ai nuk urdhëroi për mëkatin dhe nuk e deshi dhe nuk e pëlqeu atë për ne, por e caktoi atë dhe deshi që mëkati të ekzistonte.

Ai që vdes, vdes me caktimin e Tij.

 

Kaderijtë janë ata të cilët e mohojnë kaderin dhe në të shumtën e rasteve me këtë emërtim emërtohen mutelizët.

Se cilët janë mutezilët do të flasim më vonë.

 

Xhebrijtë janë ata të cilët thonë se njeriu është i detyruar në veprat e tij dhe nuk posedon vullnet për të vepruar, por shembulli i tij në caktimi e Allahut është sikurse penda në frymën e erës dhe ai nuk ka mundësi të zgjedhë. Ky është medhhebi i xhehmijëve.

Ndërsa esharitë janë munduar të mbajnë qëndrim të mesëm ndërjmet thënies së mutezilëvë dhe xhehmijeve në çështjen e kaderit,duke përdorur metodat e kelamijëve (skolastikëve), por ata nuk i shpëtuan animit nga xhebrijtë, prandaj dijetarët i klasifikojnë ata në radhët e xhebrijëve.

 

Mutezilët janë grup i kelamijëve (skolastikëve) që janë shfaqur në pjesën e parë të shek. II hixhrij. Kulminacionin e vet e arritën në etapën e parë të sundimit të abasitëve. Emërtimi i tyre vjen nga fjala itizal qëdo të thotë veçim, pasi udhëheqësi i tyre Uasil ibn Ata u largua nga mexhlisi i Hasan el Basriut dhe u veçua nga ata me thënien “Ai i cili bën mëkat të madh nuk konsiderohet as kafir as besimtar, por konsiderohet se ndodhet në një gjendje të ndërmjetme midis kufrit dhe imanit.

Kur Ualisi u largua nga mexhlisi i Hasanit me të u bashkua edhe Amër ibn Ubejdi dhe ata dy i pasuan ithtarët e tyre. Pasuesit e tyre u quajtën mutezilë që do të thotë të veçuarit.

Mutezilët janë një grupacion që bazohen në logjikë dhe kanë ekstemitet në të, derisa i japin përparësi logjikës para citateve kuranore dhe haditheve.

Mutezilët kanë 5 baza kryesore mbi të cilat ndërtohet medhhebi i tyre.

Ato janë: Drejtësia (adli), Njësimi (teuhidi), gjendja e ndërmjetme midis kufrit dhe besimit (bejne menziletejn), realizimi i premtimit dhe realizimi i dënimit (el uadu uel uaid), urdhëri për të mirë dhe ndalimi nga e keqja ( emru bil maruf ue nehij anil munker). Këtyre bazave u japin kuptime me të cilat i kanë kundërshtuar të gjithë muslimanët dhe atë që aludon sheriati (feja).

Edhe pse ky grupacion mund të konsiderohet i shuar si mutezile, shumë nga idetë, mendimet, bazat e tyre janë prezente tek ibaditë, shijat, ithneasherijet, zejditë, por edhe tek disa që i referohen Ehli Sunetit  dhe e quajnë veten e tyre si aklanijin (moderrnista) apo si ithtarë të rrymës fetare të ndritshme, si dhe me terma të tjera.

Çështja Ehli Shuneti Tepruesit Neglizhuesit Vërejtje
4.Pejga-mberllëku, muxhizet (mrekullitë) dhe pagabu-eshmëria.

Pejgamberët posedojnë cilësi me të cilat njihen. Vërtetësia e tyre nuk përzihet me ata që pretendojnë se janë pejgamberë, përveç atyre që janë të padijshëm.

Allahu i Lartësuar i përforcon ata me argumente dhe muxhize (mrekulli). Ata janë të mbrojtur, në atë që përcjellin prej Allahut të Lartësuar nuk gabojnë, nuk gënjejnë dhe nuk harrojnë.

Gjithashtu, ata janë të mbrojtur nga mëkatet e mëdha për shkak të devotshmërisë ndaj Allahut që posedojnë, kurse në mëkatet e vogla ka mospajtim (se a ka mundësi që të bien në te apo jo).

 

Metodika e mutezilëve është se çdonjëri që bën atë që është e panatyrshme (jo normale) është profet. Pasi të panatyrshmen nuk mund ta bëj askush përveç profetëve. Ata përgënjeshtruan veprimet e magjistarëve dhe falltorëve. Gjithashtu edhe kerametet (mrekulli që u shfaqen njerëzve) e njerëzve të mirë i përgënjeshtrojnë.

Kjo është metodologjia e shumicës së tyre në këtë çështje.

Kurse metodika e disa dijetarëve të tjerë përveç mutezilëve, si Muhamed ibën Hazmi dhe të tjerëve në pagabueshmërinë e profetëve thonë se ata janë të mbrojtur nga mëkatet e mëdha dhe të vogla  dhe argument i tyre është logjika (mendja) pasi nëse themi se ata kanë mundësi të gabojnë (qoftë edhe në mëkate të vogla), atëherë kjo përjashton detyrueshmërinë e pasimit të tyre.

Metodika e esharive në këtë është se ata thonë se çdo ndodhi që është e jashtëzakonshme, konsiderohet e panatyrshme, por nuk konsiderohet muxhize (mrekulli) përveç nëse kësaj i bashkangjitet pretendimi për profet. Kështu që, kush nuk është realisht profet nuk do të ketë mundësinë që t`i shfaqen këto muxhize nga ana e tij në formën se si shfaqen ato profetit të vërtetë. Profetit të vërtetë i shfaqen këto muxhize qartë, realisht (që njerëzit mund ta përceptojnë atë), dhe kur të sfidohen njerëzit të mos kenë mundësinë që ta bëjnë të njejtën, ata që e kundërshtojnë dhe e përgënjeshtrojnë atë.  

Kurse sa i përket pagabueshmërisë, ata kanë thënë se profetët janë të mbrojtur nga mëkatet, pasi që u shpallet atyre. Kanë mospajtim në mëkatet e vogla dhe të thjeshta (se a ka mundësi që të bien në to apo jo).

Metodika e rafidive (shijat) thonë se profetët, para shpalljes, gjithashtu edhe ehli bejti (familja e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) janë të pagabuar nga të gjitha mëkatet të vogla dhe të mëdha.
Çështja Ehli Shuneti Tepruesit Neglizhuesit Vërejtje
5.Qëndrimi ndaj sahabëve dhe ehli bejtit. Metodologjia jonë është se njerëzit më të mirë pas Profetit (sallahau alejhi ue selem) dhe ata që janë më të vlefshëm pas profetëve në përgjitësi janë shokët (sahabët) e Muhamedit (alejhi selam). I pari i tyre është Ebu Bekri pastaj Umer Faruku, pastaj Uthman Dhu Nurejni (poseduesi i dy dritave), pastaj Ali Ibën Ebi Talibi, pastaj të tjerët nga dhjetë të përgëzuarit, pastaj ata që ishin prezent te pema dhe në dërgojmë mëshirë ndaj të gjithëve dhe heshtim në ndodhitë që kanë ngjarë ndërmjet tyre. Nuk pretendojmë atë që pretendojnë rafiditë (shijat) për ehli bejtin se ata janë të pagabuar dhe se Resulullahu (salallahu alejhui ue selem) ka porositur se ata janë zëvendës të tij pas vdekjes.

Rafiditë që do të thotë refuzim: është term me të cilën i emërtoi Zejd Ibën Aliu ibën Husejni ata të cilët iu ndanë nga ai pasi që ia dhanë bejan (zotimin për bindje ndaj tij) në Kufe pasi ai (Zejd ibën Aliu) ua mohoi fyerjet që ia bënin Ebu Bekrit dhe Umerit. Ai u tha ju më refuzuat mua dhe u quajtën refuzues (rafide). Eshariu në librin e ti “Mekalatë” i quan me këtë emërtim (rafide) të gjithë ata që refuzojnë hilafetin e Ebu Bekrit dhe të Umerit prej shijave.

Rafidijtë thonë se imameti (udhëheqja e muslimanëve pas Muhamedit (salallahu alejhi ve selem)) është e cituar se kjo është e drejtë e vetëm për ehli bejtin dhe se sahabët kanë dezertuar (reneguar) nga Islami pasi ata nuk ia dhanë bejen (zotimin për bindje ndaj tij) Aliut për hilafet (udhëheqje).
  Neuasibe apo nasibe: këta nuk janë grupacion që kanë baza, por janë disa njerëz që iu kundërvyen ehli bejtit të Profetit (salallahu alejhi ue selem) me armiqësi ndaj tyre, duke i sulmuar ata me fjalë e shpifje. Këta nuk konsiderohen nga Ehli Suneti, ashtu si pretendojnë rafidijtë, por Ehli Suneti e konsideron fasik (mëkatarë) çdo njeri që flet keq për ehli bejtin e Profetit (salallahu alejhi ue selem)
Çështja Ehli Shuneti Tepruesit Neglizhuesit Vërejtje
6. Mehdiu. Ehli Suneti thotë se Mehdiu është një nga pjestarët e familjës së Profetit (salallahu alejhi ue selem) ehli bejtit dhe ai është një nga pasardhësit e Hasan ibën Aliut, i cili do të paraqitet nga fundi i botës, pasiqë toka do të mbushet me padrejtësi dhe zullum, e ai do ta përmbush atë me drejtësi dhe barazi. Shumica e haditheve aludojnë në këtë që e thamë. Rafidijtë kanë thënë se Mehdiu është Husejn ibën Askerije dhe ai është nga pasardhësit e Husejnit të birit të Aliut (radijallahu anhu) e jo të Hasanit. Ata thonë se ai është prezent tani në tokë, por njerëzit nuk mund ta shohin.  

Disa nga njerëzit kanë menduar se Mehdiu nuk do të paraqitet (metodologjia e tyre në këtë çështje nuk konsiderohet dalje nga besimi i Ehli Sunetit, pasi ata argumentohen me disa argumente që i kanë marrur sipërfaqësisht dhe mendojnë se kjo është e saktë dhe kjo është ajo që aludojnë këto citate).

Nga këto hadithe është ajo që transmetohet nga Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) se ka thënë: “Nuk është Mehdiu vetëm se Isai i biri i Merjemes (alejhi selam).” E transmeton Ibën Maxhe dhe hadithi është i dobët.

Transmetimet nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) të cilat vërtetojnë ardhjen e Mehdiut dhe se ai është nga ehli bejti dhe se do të gjykojë shtatë vite dhe ai do ta mbush tokën me drejtësi dhe se Isai do të paraqitet në kohën e tij dhe do ta ndihmojë atë në vrasjen e Dexhalit dhe se do të jetë imam i këtij umeti, ku Isai do të falet pas tij.

 

Shumë nga grupacionet e devijuara kanë pretenduar se udhëheqësit e tyre janë Mehdiu. Sikurse Mehdiu i marokianëve Muhamed ibën Tumerti, i cili ishte një gënjeshtar, zullumqar, u imponua me padrejtësi, sundoi me zullum dhe vrau shumë njerëz, shkeli dhe e bëri të lejuar robërimin e grave të muslimanëve dhe fëmijëve të tyre, ua mori pasurinë atyre.

Ai i vendoste disa nga njerëzit e tij të gjallë në varreza dhe i urdhëronte që kur ky të thërrasë ata të ngrihen nga varret dhe të dëshmojnë se ai është Mehdiu për të cilën ka porositur Resulullahu (salallahu alejhi ue selem), pastaj i vriste që mos ta përgënjeshtrojnë atë. Ai i emërtoi pasuesit e tij xhehmije, mohues të cilësive të Allahut, të folurit e Tij, se Ai është lartë krijesave të Tij, se qëndron mbi Arsh, se do ta shohin Atë muslimanët Ditën e Gjykimit. Gjithashtu, i quajti Muehidin (monoteist) dhe lejoi të luftohet çdonjëri që i kundërshton nga dijetarët dhe besimtarët. Ai e quajti vetën Mehdiu i pagabuar.

Pas tij praqitet edhe një Mehdi tjetër ateist që quhej Ubejdullah bin Mejmun Kadah. Ky e kishte gjyshin çifut dhe ka preardhje nga një familje mexhusite (zjarrputiste) dhe pretendoi se i përket familjës së ehli bejtit, pastaj pretendoi se është Mehdiu për të cilin përgëzoi Resulullahu (salallahu alejhi ue selem). Ai u bë sundues dhe çështja e tij u bë e madhe. Pas vdekjes e morën sundimin pasardhësit e tij që ishin mohues dyfytyrsha dhe ata ishin armiq më të mëdhenj të Allahut dhe të Dërguarit të Tij në trojet e Magribit arab, Egjiptit, Hixhazit, Shamit. Në kohën e tyre u shtua gurbetizimi i Islamit.

Këta pretendonin se sheriati ka të brendshmën (Batinin) që nuk është e njejtë me atë të jashtmen (dhahirin). Këta janë ata sunduesit që njihen me termin keramita, armiq të Islamit që mundoheshin të identifikoheshin si rafida dhe pjestarë të ehli bejtit, kurse kishin fe pabesimin. Fuqia e tyre ishte prezente deri sa Allahu i shpëtoi muslimanët nepërmjet Salahudin Jusuf ibën Ejubit, i cili e shpëtoi umetin islam prej tyre dhe u kthye Egjipti prap në një vend islam pasi ishte një vend i ateizmit dhe dyfytyrsisë në kohën e tyre.
Çështja Ehli Shuneti Tepruesit Neglizhuesit Vërejtje
7.Shefati. Metodologjia e Ehli Sunetit është se ata besojnë në shefatin (ndërmjetsimin) e Resulullahut (salallahu alejhi ve selem) për mëkatarët. Gjithashtu besojnë në shefatin (ndërmjetsimin) e profetëve të tjerë dhe njerëzve të mirë të tjerë, e tërë kjo pas lejes që ua jep atyre Allahu i Lartësuar dhe për atë që Ai është i kënaqur. Pra ata nuk do të mund të bëjnë shefat përveç me lejen e tij, ashtu si aludon Kurani dhe hadithet e shumta që arrijnë shkallën e mutevatirit. Mutezilët dhe hauarixhët mohuan shefatin e Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe profetëve dhe njerëzve të mirë ndaj mëkatarëve duke u bazuar në esencën e medhhebit të tyre se mëkatarët do të jenë përgjithmonë në zjarr, do të thotë se sipas tyre mëkatarët dalin nga besimi (iman).  

Shumë nga bidatçinjtë që janë teprues në madhërimin e dijetarëve të tyre konsiderojnë se do të bëjnë shefat të gjithë ata që i madhrojnë ata (nga njerëzit).

Ata konsiderojnë se shefati (ndërmjetësimin) tek Allahu është i njejtë  sikurse që njihet në këtë botë.

 

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.