Selam Alejkum (Mirë se vini)

Metodologjia e Kuranit dhe Sunnetit në mbjelljen e besimit të dashurisë dhe urrejtjes

Prej relaliteteve të ditura në këtë çështje është se Islami gjithëherë është kujdesur që përkatësia e muslimanit të jetë vetëm për fenë e tij që nga momenti kur ai e shqipton dhe e shpallë fjalën La ilahe il-lall-llah dhe distancimin e tij nga çdo adhurues dhe pasues tjetër pos All-llahu [subhanehu ve teala]. Argumentet për këtë janë të shumta në librin e All-llahut dhe Sunetin e Pejgamberit të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “E kush mohon të pavërtetën (tagutin) e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka shkëputje.” [el –Bekare, 256]
 
        "Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush kur ju (para se të pranoni fenë Islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron argumntet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur." [Ali- Imran, 103]
 
 
        Thuaj: “I vetmi udhëzim është ai i All-llahut, dhe se ne jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi Zotit të botëve.” [el-Enam, 71]
 
 
        “E kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe në botën tjetër është nga të humburit.” [Ali- Imran, 85]
 
 
        “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bënë vepra të mira dhe thotë: unë jam prej muslimanëve” [Fusilet, 33]
 
 
        Këto tekste Kuranore e vërtetojnë shkallën e dhuntisë së All-llahut [subhanehu ve teala] ndaj muslimanëve me këtë fe, dhe dashuria për Të (All-llahun) është burim i fuqisë dhe krenarisë.
 
 
        Kush kapet për këtë dashuri dhe realizon atë, ai është kapur për lidhjen më të fortë.
 
 
        Transmeton Ebu Hurejre [radijallahu anhu] i cili thotë: “All-llahu ka ndaluar për ju mendjemadhësinë e injorancës dhe lavdërimin me baballarë. Besimtar i devotshëm ose mëkatar i prishur. Ju jeni bijtë e Ademit, e Ademi është nga dheu. Do ta lënë disa njerëz pej jush lavdërimin, ata janë lëndë djegëse e Xhehennemit ose do të jenë tek All-llahu më të ulët se sa (el xhi’lan) që i shtynë ndytësirat me hundët e saj”. (Trans. Ebu Davudi në Kitadul Edeb dhe Tirmidhiu në el-Menakib dhe thotë se Hadithi është i mirë (Hasen).
 
 
        Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u kujdes në edukimin e umetit dhe largimin e tij nga lavdërimi me fisin e të parët e tij, të cilat e zbehin fuqinë dhe përkatësinë e umetit në këtë fe të drejtë.
 
        Në shumë raste shohim Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke i nxitur shokët e tij që përkatësia e tyre të jetë vetëm në rradhët e Islamit.
 
 
        Trasnsmeton Ebu Ukbete- që ishte rob i persianëve, i cili thotë: mora pjesë me Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në betejën e Uhudit dhe e godita një njeri prej pabesimtarëve. Thashë: merre nga unë, e unë jam fëmijë Persian. U kthye nga unë Pejgamberi [sal-lallah u alejhi ve sel-lem] dhe tha: "Ah, sikur të thoshe merre prej meje e unë jam djalë nga Ensarët". (Trans. Ebu Davud dhe Ibën Maxhe).
 
 
        Synim i besimit Islam gjithëherë ishte njësimi i All-llahut me dashuri, madhëri, adhurim, pendim, frikë, shpresë dhe largimi i shpirtit nga çdo i dashur tjetër pos All-llahut [subhanehu ve teala].
 
 
        Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: “Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largoj kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij”. [Junus, 107]
 
 
        Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e porositi Abdullah bin Abasin [radijallahu anhuma] dhe i tha: “Dije se i tërë umeti nëse bashkohet për të të bërë dobi, nuk kanë për të bërë përveç me atë që e ka caktuar All-llahu për ty. Dhe nëse bashkohen për të të sjellur dëm, nuk kanë për të sjellur përveç atë që ka caktuar All-llahu kundër teje”. (Trans. Tirmidhiu dhe thotë se është hadith Hasen Sahih).
 
 
        Nëse robi e realizon teuhidin bindëshëm në mbrendësinë e tij, nga zemra e tij del frika e çdokujt tjetër pos All-llahut dhe njëherit robi e njëson All-llahun me frikë, dashuri, mbështetje, pendim dhe kthim tek Ai. E sheh se mendimi për armikun dhe frika e tij është mangësi dhe zbehje e tevhidit dhe besimit të tij. (Kushtëzohet që robi mos t’i lë shkaqet, përarsye se shkaqet janë prej mbështetjes në All-llahun).
 
 
        Atëherë, All-llahu e merrë përsipër ruajtjen dhe mbrotjen e tij (robit), përshkak se All-llahu i mbron dhe i ruan ata që besojnë. Ndërsa, teuhidi është mbrojtësi më i mirë që ai, i cili hynë në të është prej të sigurtëve.
 
 
        Thonë disa dijetarë të Selefit: “Kush i frikësohet All-llahut, e siguron atë nga çdo gjë tjetër, e kush nuk i frikësohet All-llahut e frikëson atë nga çdo gjë”.
Kjo është një prej metodave të Kur’anit në mbjelljen e besimit të urrejtes në zemrat e besimtarëve.
 
 
        Metodë tjetër vërejmë dhe shohim në paraqitjen e pamjeve dhe ngjarjeve të Ditës së Gjykimit, kur pasuesit largohen dhe heqin dorë nga prijësit e tyre në dynja, të cilët dashuruan dhe urrejtën sipas zakoneve dhe fesë së baballarëve të tyre e jo sipas asaj që ligjësoi dhe zbriti All-llahu [subhanehu ve teala] për njerëzimin.
 
 
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që prinin prej atyre që ndiqnin (paria largohet prej atyre që i ndoqën), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre. E ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohet një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësave) siç u larguan ata prej nesh!" Kështu All-llahu do t’ju paraqes veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk do të dalin prej zjarrit”. [el- Bekare, 166, 167]
 
 
        Kjë është gjendja dhe halli i atyre, të cilët moren miq dhe mbështetës dikë tjetër pos All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Dëshironin për ta (prijësit), urrenin për ta, kënaqëshin për ta dhe hidhëroheshin për ta. Veprat e tyre janë të asgjësuara dhe dëshpërim për ta në Diten e Gjykimit, edhe nëse janë të shumta, nëse ai nuk kthehet me sinqeritet të dojë dhe të urrejë për All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
 
 
        Në këtë ditë këputet çdo lidhje, mjet dhe miqësi që ishte në dynja për dikend tjetër pos All-llahut dhe mbetet vetëm ai shkak që e lidhë robin me Zotin e tij.

        Ai shkak dhe lidhje është, hixhreti për hir të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, adhurimi i All-llahut Një, dashuria, urrejtja, afrimi tek All-llahu dhe pasimi i sunetit të Pejgamberit të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe lënia krejtësisht e asaj që kundërshton sunetin dhe udhëzimin e tij.
 
 
        Gjithashtu prej metodave të Kur’anit Fisnik në paraqitjen e besimit të urrejtjes dhe dashurisë është edhe sjellja e shembujve për këtë tematikë.

        Prej shembujve më të dalluar dhe të qartë është shembulli i Ibrahimit [alejhis-selam] babait të pejgamberëve dhe mikut të All-llahut [subhanehu ve teala]. Ai është shembulli i parë në dashuri dhe urrejtje.
 
 
        Nëse në zemrën e besimtarit ekziston dashuria dhe bindja e shtyen besimtarin në pranimin dhe nënshtrimin ndaj dispozitave dhe urdhërave të All-llahut [subhanehu ve teala].
 
 
        Prej tyre si: luftimi i armiqëve të All-llahut, urrejtja e tyre, largimi nga ata dhe durimi gjatë giditjes së sprovave në rrugën e All-llahut.
 
 
        Pastaj vazhdon Kur’ani Fisnik në metodën e paraqitjes së kësaj akide, duke sjellur shembuj të kërcënimit, pasi të jenë sqaruar argumentet e Zotit dhe të jetë bërë interpretimi dhe komunikimi i fesë tek njerëzit.
 
 
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bënë dëm vetvetës), s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë dhe ata e duan All-llahun, që është i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj pabesimtarëve. Lufton në rrugën e All-llahut dhe nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi”. [el- Maide, 54]
 
 
        Ndërsa, sa u përket atyre që pranuan urdhërat e All-llahut dhe iu nënshtruan atyre, All-llahu i do ata dhe kujdeset për ta.
 
 
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar sikur të jenë ndërtesë e fortifikuar”. [es-Saf, 4]

        “Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është ndihmësi më i mirë”. [Ali-Imran, 15]
 
 
        “Përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtar që është”. [el-Haxh, 78]
 
 
        Prej domosdoshmërisë së dashurisë së All-llahut është edhe pasimi i të Dërguarit të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
 
 
        All-llahu i Madhëruar thotë: “Thuaj, nëse e doni All-llahun, atëherë më pasoni mua që All-llahu t’ju dojë dhe t’ju falë mëkatet tuaja”. [Ali- Imran, 31]
 
 
        Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmijeh [All-llahu e mëshiroftë]: “Pasimi i sunetit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe sheriatit të tij në të jashtëmen dhe të mbrendëshmen është prej domosdoshmërisë së dashurisë së All-llahut, ashtu siç është xhihadi në rrugën e Tij, dashuria e miqëve të Tij dhe urrejtja e armiqëve të Tij realiteti dhe vërtetësia e saj (dashurisë së All-llahut).
 
 
        Thotë Hasan el-Basriu [All-llahu e mëshiroftë]: “Disa njerëz pretenduan se e dojnë All-llahun, e All-llahu i sprovoi me këtë ajet”. “Thuaj, nëse e doni All-llahun më pasoni mua.”
 
 
        Kur’ani dhe Suneti e edukuan umetin (sahabët) në atë masë saqë nëse njëri prej tyre të hedhet në zjarrë ishte më e dashur për të se sa të kthehet në mosbesim (kufër) pasiqë All-llahu e shpëtoi nga ai.
 
 
        Thotë Shejh Hamd bin Atik [All-llahu e mëshiroftë]: “Nuk ka në Kur’an dispozitë me më shumë argumente të qarta se sa dispozita e dashurisë dhe urrejtjes pas teuhidit (njëshmërisë së All-llahut) dhe ndalimit të rivalitetit. Prandaj, nuk kanë hyrë franksione e drejtime të ndryshme sekulare e që prishin fenë në mesin e umetit përveç atëherë kur ka munguar nga muslimanët praktikimi i dashurisë dhe urrejtjes për All-llahun [subhanehu ve teala] dhe të Dërguarin e Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe mosdistancimi i tyre nga bestytnitë dhe tagutët.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.