Selam Alejkum (Mirë se vini)

Nifaku në besim

Nifaku në besim është: shfaqja e imanit dhe fshehja e kufrit (mosbesimit). Nifaku kur përmendet i përgjithshëm pa veçim ka për qëllim nikaun (hipokrizinë) e besimit e që ky quhet ndryshe si Nifaku i madh, i cili të nxjerrë nga Islami; përshkak se personi në fjalë e fshehë kufrin në zemrën e tij.

        Thotë Imam Iben Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë): Nifaku është dy lloje: I madhë dhe i vogël. Nifaku i madhë e obligon qëndrimin në xhehennem përgjithonë dhe atë në shtresën e fundit të tij. Ky nifak është që t’u shfaqë muslimanëve besimin e tij në All-llahun, melekët, librat, pejgamberët dhe Ditën e Gjykimit, ndërsa në mbrendësi të jetë i shveshur nga ky besim dhe përgënjeshtrues i ndaj tij.

        Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmije (All-llahu e mëshiroftë): Fjala nifak përdoret për nifakun e madh, i cili ka për qëllim fshehjen e kufrit. Ndërsa nifaku i vogël është ai i cili e kundërshton e mbrendëshmja të dukshmen në obligime (vepra) (syefaqësia).

        Ky llojë i nifakut (nifaku i madhë) është që ka ndodhur në kohën e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) nga ana e munafikëve që në krye të tyre ishte Abdullah bin Ubej bin Selul.

        Këta munafikë para ardhjes së Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) në Medinë, ishin në xhahilijet (injorancë) të verbër dhe devijim të madhë. Adhuronin idhujt, i arfoheshin atyre dhe mohonin Zotin Një (subhanehu ve teala).

        Mirëpo, kur All-llahu dha leje që drita e Tij të shpërndahet në Medinë pranuan shumë njerëz këtë fe. Munafikët u frikën dhe shfaqën imanin me gjuhët e tyre ndërsa mbeti mosbesimi dhe zilia në zemrat e tyre.

        All-llahu (subhanehu ve teala)  për ta zbriti ajet dhe tha: “O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët).” (el-Maide, 41)

        Në këtë ajet All-llahu (subhanehu ve teala) njoftoi për kufrin në zemrat e tyre dhe mos besimin e tyre, megjithëse ata besimin e shqiptonin me gojë, që është një prej kushteve të imanit dhe pranimit të tij. Por, megjithë shqiptimin e tyre me gojë prap cilësimi i tyre si munafik në besim ishte korrekt dhe i sakt që i nxjerrë nga Islami.

        All-llahu (subhanehu ve teala) në shumë vende në Librin e Tij Fisnik njoftoi për munafikët ku i turpëroi, i poshtëroi, shpalosi lajmet e tyre, hoqi perden nga ta, i përgënjëshroi fjalët e tyre dhe njoftoi për atë që fshehin zemrat e tyre kur flasin (përqeshin) (për Islamin dhe muslimanët) të vetmuar me njëri tjetrin.
Pastaj vazhduan këto ajete duke i poshtëruar ata me qëllim të sqarimit të përfundimit të tyre të keq, dhe se zjarri është vendbanim i tyre dhe sa vend i shëmtuar është ai.

        E gjithë kjo, përshkak të nifakut dhe fshehjes së tyre të kufrit të qartë që e bënë atë që ka këtë besim të urrejë Islamin, Pejgamberin  e Islamit dhe muslimanët.

        Gëzohen me të keqen që i godet (muslimanët), ndërsa hidhërohet për të mirën që i gëzon ata.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: “Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë”, dhe kthehen të gëzuar.” (Et-Tevbe, 50)

        Kjo është gjendja e munafikëve në kohën e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), ku njëherit është argument që sillet dhe përseritet çdo herë kur gjendet nifaku në besim në zemrën e ndonji njeriu apo grupi njerëzish, në mënyrë që të tërheqë shikimin (vëmendjen) dhe t’i kthenë sytë nga ai.

        Ajo që vlenë të theksohet në këtë temë me rëndësi është se: të gjitha ajetet që flasin për nifakun, cilësitë e munafikëve dhe hukmin i tyre në dynja e ahiret, kanë për qëllim nifakun e madh, pra nifakun në besim e jo nifakun e vogël e që është nifaku në vepra (syefaqësia).

        Fakti se ajetet e Kur’anin Fisnik nuk kanë laboruar shumë nifakun në vepra dhe nuk kanë folur shumë për të e forcon atë që e kemi cekur se nifaku, nëse përmendet ka për qëllim fshehjen e kufrit dhe shfaqjen e imanit, që është për qëllim nifakun e madhë, i cili të nxjerrë nga feja. Ndërsa, nëse është për qëllim nifaku në vepra (syefaqësia) patjetër duhet të kufizohet me përshkrim ose kusht, ose gjendje që ka për qëllim folësi.

        Poashtu, përqëndrimi i Kur’anit Fisnik në nifakun e madhë e jo të voglin na jep shenjë nga shenjat e menhexhit të drejtë në ballafaqimin me rreziqet dhe përpjekja e shërimit të problemeve të mëdha me çdo mundësi para se të zhytemi në problemet tjera (më të vogla) që përballet me to umeti Islam.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.