Selam Alejkum (Mirë se vini)

Baza të rëndësishme në fe

Këto janë baza apo themele të përgjithshme për largimin e dyshimeve dhe pengimin e fitneve dhe shpifjeve që i bëhen Islamit.
    Me përmendjen e tyre i mundësohet muslimanit, me lejen e Allahut (subhanehu ve teala), të mbrojë fenë e tij krahas mundësimit të tij ne ballafaqimin dhe kundërshtimin e armiqëve të fesë.


        Janë baza që muslimani duhet patjetër t’i dijë dhe t’i besojë edhe pse ne si muslimanë të gjithë i besojmë dhe dëshmojmë, përkundër disa mospajtimeve në disa çështje apo mesele të fik’hut.
        Kjo bazë e fesë është njëshmëria (tevhidi) e Allahut (subhanehu ve teala) se ai është Një dhe i pashoq.
        Andaj, le të dihet se: “Allahu është vetëm një Zot”. (en-Nisa: 171)
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Allahu është Një, nuk ka Zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjeshtshëm”. (el- Bekare- 255).
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: "I adhuruari juaj është vetëm Allahu, që përveç Tij nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), e dituria e Tij ka përfshirë çdo send”. (Taha- 98)
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Thuaj; Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, e as nuk është nuk është i lindur. Dhe atij askush nuk i është i barabartë”. (el –Ihlas: 1-4).
        Besojmë se Allahu ka emra të bukur dhe cilësi të larta.
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata”. (el – A’raf: 180).
        Allahu thotë: “Ai është Allahu që nuk ka Zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, sindues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen) shpëtimtar, sigurues, mbikëqërës (që mbikëqyrë dhe përcljellë çdo send)”. (el- Hashr: 24)
        Allahu thotë: “Dhe thuaj: “Falënderuar qoftë Allahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë nuk ka nevojjë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”. (el – Isra: 111).
        Shumë transmetime kanë ardhur nga Muhamedi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) që e përforcojnë këtë bazë dhe e sqarojnë vlerën e atij që i beson këto (themele) dhe njëherit vlerën dhe pozitën e atij që e përmend dhe e shqipton.
        Fillimisht: “Islami është të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut dhe se Muhamedi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) është i dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zeqatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh Haxhin nëse ke mundësi.” (trans. Muslimi).
        Pra, kjo është baza tek ne muslimanët që e adhurojmë dhe i nënshtrohemi Allahut me të dhe nuk devijojmë nga ky themel në asnjë mënyrë dhe gjendje Inshallah.
        Për këtë themel të rëndësishëm kanë ardhur shumë argumente nga libri i Allahut (subhanehu ve teala) dhe suneti i Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe na ka udhëzuar fitreja jonë, (Fitre është besimi i pastërt që Allahu i krijoi njerëzit në të).
        Këtë e kanë dëshmuar shpirtërat dhe zemrat tona ashtu siç e shqiptuan gjuhët tona dhe kanë punuar me atë që përmban (ky themel) gjymtyrët tona.
        Ky themel i qëndrueshëm njiherit është edhe dalluesi apo ndarësi mes muslimanëve dhe mes ithtarëve të feve dhe drejtimeve të ndryshme.
        E gjithë bota është në një anë ndërsa muslimanët janë në një anë tjetër.
        Muslimanët e adhurojnë Allahun, nuk i bëjnë shok Atij dhe mohojnë nga Ai shoqën, djalin dhe barazuesin (rivalin).
        Ndërsa të tjerët, adhurojnë Zota të ndryeshëm dhe i bëjnë Allahut shok, shoqe (grua) ose djalë.
        Prej tyre ka që adhurojnë gurin, pemën, diellin apo hënën, e prej tyre ka që adhurojnë yllin, shejtanin apo epshin e tij. Poashtu ka që pretendojnë që Isau është bir i Allahut ndërsa të tjerët supozojnë se Isau është vet Allahu.
        Por, ka të atillë që thojnë se Uzejri është bir i Zotit dhe gënjeshtra të kota dhe shpifje të padrejta dhe mizore që ia mveshin Islamit.
        Falënderimi i qoftë Allahut që rruga e Tij e drejtë është një e ne do të ecim në te inshallah edhe nëse të tjerët e kanë gabuar rrugëtimin dhe kanë devijuar nga kjo rrugë.
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë (devijojnë) nga rruga e Tij”, Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”. (el- En’am: 53).
        Falënderimi i takon Allahut për këtë ligjësim të këtij sheriati të pastërt përmes gjuhës së Pejgamberit tonë Muhamedit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem).
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Pastaj, Ne të vum ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë”. (el- Xhathije: 18).

        Bazë tjetër:

        Besojmë plotësisht se Muhamedi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) është i dërguar prej Allahut dhe nuk dyshojmë në këtë. Besojmë në profetizmin (pejgamberllëkun) e tij (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe se ai është i dërguar prej Allahut dhe nuk është Zot.
        Besojmë në gjithë atë që me të është cilësuar Pejgamberi i Allahut ne Kur'an e poashtu në atë që është thënë nga gjuha e tij (sal-lallahu alejhi ve sel-lem). Besojmë se: “Ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet”. (en-Nexhm: 3-4).
        Poahstu besojmë sinqerisht dhe me besnikëri se Kur’ani është prej Allahut, libër të cilin Allahu ia zbriti Muhamedit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) përmes melekut Xhibril (alejhis-selam), ashtu siç besojmë me bindje të plotë se Kur’ani i ndershëm është i ruajtur dhe mbrojtur prej Allahut (subhanehu ve teala).
        Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Ne me madhërinë tonë e zbritëm Kur’anin dhe Ne gjithësesi jemi mbrojtës të tij”. (el- Hixhër: 9).
        Poashtu Allahu thotë: “Ata që mohuan Kur’anin kur u erdhi, janë të marrë, ai është libër ngadhnjyes (i pashoq).
        Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë, është i zbritur prej të Urtit të Lavdishmit.
        Besojmë në shtyllat e imanit në përgjithësi dhe pa dallim, ashtu siç besojmë të fshehtën (gajbin) që njëherit përmban besimin ne Melekët, besimin në caktimin (kaderin) e Zotit, besimin ne ekzistencën e Xhennnetit dhe Xhehennemit dhe ekzistencën e shejtanëve.
        Pra, kush dyshon në njëren prej këtyre kushteve dhe shtyllave me rëndësi ka bërë kufër (ka dalur nga feja).
        Andaj, muslimani fillimisht duhet të shikojë në imanin e tij se a beson gjithë atë që u përmend më lart apo jo?

        Bazë tjetër me rëndësi:

        Ne jemi robër të Allahut (subhanehu ve teala).
        Ne si muslimanë nuk jemi të lirë të flasim çfarë të duam, të veprojmë çfarë të duam apo të mendojmë çfarë të duam. Ne jemi të kufizuar për arsye se jemi robër të Allahut dhe nuk flasim diç tjetër pos atë që është e lejuar për ne.
        Nuk flasim të keqen me arsyen e lirisë në fjalë, por e flasim të mirën dhe të dobishmën ose heshtim, ashtu siç na mesoi i dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem).
        Distancohemi nga e kota, ashtu siç i cilësoi Allahu robërit e Tij besimtarë: “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimatrët. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit dhe ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë, punë).

 

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.