Selam Alejkum (Mirë se vini)

Teuhidi Err-Rrububije - Njësimi i All-llahut me veprat që i takojnë vetëm atij

Tevhidu err-Rrububije është:  pranimi dhe dëshmia e veprave të All-llahut, të cilat i takojnë vetëm Atij. Mbikëqyrja e Tij që i bënë gjithësisë dhe veprimi i Tij në te ashtu siç do Ai.
    Pra, ky llojë i tevhidit, që quhet "Tevhidu Err-rrububije" e që është: pranimi se All-llahu është krijues, furnizues dhe mbikëqyrës i gjërave. 

        Jep dhe merrë, ulë njerëz dhe ngritëtë tjerë, bënë krenar kë të dojë dhe mposhtë kë të të dojë, merrë shpirtëra (i vdes) dhe ngjallë të tjerë dhe Ai është i fuqishëm të vepron çfarë të dojë.

        Këtë llojë të tevhidit në përgjithësi e kanë dëshmuar edhe pabesimtarët. Siç thotë All-llahu (subhanehu ve teala) : "E nëse ata i pyetë se kush i ka krijuar, ata do të thonë All-llahu" (ez-Zuhruf: 87).

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Nëse i pyet ata (pabesimtarët) se kush ka krijuar qiejt dhe tokën, do të thotë All-llahu". (ez-Zumer: 38).

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni?” (dënimit)." (Junus: 31).

        Ata dëshmojnë e i pranojnë këto gjëra, por kjo dëshmi nuk nuk iu solli dobi  në tevhidin e adhurmit (uluhije), por morën  pos All-llahut ndërmjetësues duke pretenduar e supozuar se ata i afrojnë tek All-llahu.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë:

        "Ata pos All-llahut adhurojnë atë që nuk bën as dobi, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!”. (Junus: 18)

        Por, All-llahu (subhanehu ve teala) ia ktheu atyre dhe u tha: “A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç’ka në qiej dhe në tokë?” E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!" (Junus: 18)

        All-llahu (subhanehu ve teala) është i pa të meta dhe Një. Nuk i njihet Atij shok as në qiell e as në tokë. Ai është Një (subhanehu ve teala), i vetëm që nuk ka nevojë për askend dhe i vetmi që meriton të adhurohet (subhanehu ve teala) .

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut". (ezz-Zumer: 2-3)

        D.m.th. Ne i adhuruam ata (zotat tjerë pos All-llahut) jo që ata sjellin dëmë ose dobi, apo krijojnë ose furnizojnë, ose ata mbikëqyrin gjithësinë, por i adhuruam ata që të na ofrojmë sa më afër tek All-llahu dhe të ndërmjetësojnë për ne tek Ai.

        Ky llojë i tevhidit quhet pra: tevhidu rrubujie e që ka për qëllim, njësimin e All-llahut me: krijim, furnizim, mbikëqyrje, ngjallje, vdekje dhe shumë vepra tjera të All-llahut (subhanehu ve teala), që vetëm Atij i takojnë.

        Pranimi i këtij tevhidi nga ana e pabesimtarëve njëherit  është argument kundër atyre, që mohuan njësimin e All-llahut me adhurim. Për shkak se pranimi i llojit të parë te tevhidit (njësimi i All-llahut me veprat që i takojnë vetëm Atij) është e domosdoshme që të pranohet edhe pjesa e dytë e tevhidit, që është njësimi i All-llahut me adhurim.

        Pra, për këtë All-llahu e ngriti ndaj tyre argumentimin me këtë pranim duke iu thënë: "A nuk po ia keni frikën All-llahut". (Junus: 31)

ose në ajetin tjetër: "A nuk logjikoni!" (Junus: 16),

ose në ajetin tjetër ku All-llahu thotë: "A nuk mendoni". (Junus: 3).

 

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.