Selam Alejkum (Mirë se vini)

Haxhi

Falënderimi i takon Allahut Zotit të botërave, ndërsa paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjen e tij si dhe shokët e tij.
    Vëlla musliman, falenderoju Allahut [subhanehu ve teala], i Cili ta zgjati jetën që të dëshmosh kalimin e ditëve dhe muajve. Pra, nëse ke mundësi, merr iniciativë për vizitën e shtëpisë së Allahut [subhanehu ve teala] qoftë ky obligim apo vepër vullnetare.
 

        Allahu [subhanehu ve teala]  thotë:
        "Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të All-llahut, vizita eshtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit." [Ali Imran, 97]
        Poashtu Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Dhe kryeni Haxhin dhe Umrën për hirë të Allahut" [El-Bekare, 196]
        "Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta." [El-Haxh, 27]
        Vëlla musliman, Haxhi është një shtyllë prej pesë shtyllave të Islamit. I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Islami ndërtohet mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, vizita e Qabës si dhe agjërimi i Ramazanit." [Muttefekun alejhi]
        I obligohet çdo muslimani që ta kryej Haxhin nëse ka mundësi para se të merr mëkat. Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Shpejtone Haxhin ngase askush prej jush nuk e din se çfarë do t'i paraqitet atij" (prej pengesave)." [transmeton Ahmedi]
        Ndërsa transmetohet nga Abdurrahaman Sabit: "Kush vdes e nuk e ka kryer Haxhin, dhe nga kjo nuk e ka ndalur ndonjë sëmundje izoluese, apo mbret i padrejtë, apo ndonjë nevojë e dukshme, atëherë lë të vdes në cilëndo gjëndje: Jehudi apo krishterë!"
        Kurse Omeri [radijallahu anhu] ka thënë: Kam dashur që t'i dërgoj disa njerëz tek këto qytete që të shiqojnë çdonjërin, i cili ka pasuri dhe nuk e kryen Haxhin, që t'ua caktojnë Xhezjen (tatimin) sepse ata nuk janë muslimanë... nuk janë musliman!" [transmeton Bajhekiu]
        Pra, është obligim për ty vëlla musliman iniciativa dhe shpejtimi për kryerjen e këtij obligimi të rëndësishëm, sepse çështja është e lehtë, e për këtë falënderimi i takon Allahut. Mos të të habisin ty shpresat. Pyete vetën: Deri kur kështu duke e shtyer Haxhin për vitin tjetër? A thua, kush e di ku je ti në vitin tjetër, përmbi dhe apo nën dhe?! Mendo pak në gjendjen e gjyshërve se si e kryenin Haxhin në këmbë, e kështu ata udhëtonin muaj dhe netë të tëra për të arritur deri te shtëpia e lashtë (Qabja)! 
        Disa njerëz i pengon shejtani me disa arsye të dobëta. Kështu e sheh atë duke e shtyrë vit pas viti duke u arsyetuar me nxehtësinë e madhe si dhe me turmen e madhe që bëhët. E nëse është kështu pra thuaj: Kur është ditur ndonjëherë për ditët e Haxhit, të jetë e kundërta e kësaj?!
        Vëlla musliman, vërtetë rëndësia e Haxhit është e madhe si dhe shpërblimi i tij është i begatshëm. Tek ai bashkohet adhurimi me trup dhe pasuri. E para është: Lodhja, mundimi, largimi nga familja, e dyta: Të hollat të cilat i shpenzon haxhiu për këtë.
        Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush kryen Haxhin dhe në këtë kohë nuk i afrohet gruas e as nuk merr shkelë dispozitat e Sheriatit, kthehet (nga Haxhi) sikur ditën që e ka lindur nëna e tij." [Muttefekun alejhi]
        Eshtë pyetur Pejgambri [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se cila është vepra me e mirë? Ai tha: Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, pastaj cila? Tha: Xhihadi në rrugën e Allahut: Pastaj cila? Tha: Haxhi i pranuar." [transmeton Buhariu]
        Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka nxitur në shtimin e punëve të mira dhe vijimin e Haxhit dhe Umrës. Ka thënë: "Vijoni ndërmjet Haxhit dhe Umrës, sepse ato dyja ndalojnë varfërinë dhe mëkatet siç largon gjyryku i farkëtarit të këqijat e hekurit, arit dhe argjendit, dhe për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos xhennetit." [transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu]
        Gjithashtu ka thënë: "Prej kryerjes së Umres deri te Umreja tjetër është shlyese e mëkateve që janë mes tyre. Kurse për Haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos xhennetit." [transmeton Muslimi]
        O ti i cili ke vendosur të kryesh Haxhin, të përgëzoj me një ditë të madhe, në të cilën shuhen gabimet dhe falën mëkatet. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk ka ditë, të cilën Allahu e shpëton robin më së shumti nga zjarri se sa dita e Arafatit." [transmeton Muslimi]
        Pra, uroje vetën tënde, rehatohu dhe përgaditu për takimin me Allahun [subhanehu ve teala], dhe shfrytëzoje kohën tënde në dobinë e së cilës të kthehet në botën tjetër. Mu ajo do të gëzojë ty ditën kur nuk bënë dobi pasuria e as të afërmit… ditën kur shpërndahen librat, e dridhen dhe ndryshohen zemrat, e i sheh njerëzit të dehur e ata nuk janë të dehur por dënimi i Allahut është i rëndë. Ndërsa disa të tjerë -me keqardhje- udhëtojnë në këto ditë dhe shpenzojnë pasuri, durojnë mundimet e kësaj shëtitje ose për turizëm dhe kështu e ndalon vetën nga kryerja e Haxhit dhe shpërblimi i tij.
        Vëlla musliman, puno për këtë botë në përmasë të qëndrimit tënd në të, e edhe për botën tjetër gjithashtu! Mos jeto në shpresa, sepse vdekja është para teje, sëmundja po të troket kurse angazhimet të pasojnë gjithnjë. Mirëpo, largë nga e gjithë kjo, kërko ndihmë prej Allahut dhe mbështetju Atij dhe bëhu prej atyre, të cilët në këtë vit thonë: Lebbejke Allahumme lebbejke - Të përgjigjemi o Zoti ynë të përgjigjemi.
        Ndërsa kujt nuk i mundëdohet Haxhi ai është siç ka thënë njëri prej selefëve: Kujt i ka kaluar qëndrimi në Arafat këtë vit, le të qëndrojë për Allahun në hakun e Tij, të cilin e njeh atë. Kush nuk ka mundur që të flej në Muzdelife, sajoje vendosmërinë tënde për punë të mira. Kush nuk mundet të arrijë në Mina, le të pres epshin e tij këtu. Kush nuk mund të arrijë te Qabeja ngase ai është larg prej atij le t'i drejtohet Zotit të Qabes sepse Ai është më afër atij që i lutet se sa damari i qafës.
        O Allah ndihmona në përmendjen, falënderimin dhe adhurimin Tënd. Ndihmoju haxhive dhe atyre që kryejnë Umren, dhe na mundëso që të marrim pjesë në punët e mira!
        Së fundi përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamidin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjen dhe shokët e tij.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.