Selam Alejkum (Mirë se vini)

Shtatë gjërat që e prishin Agjërimin

Kryerja ose konsumimi i ndonjërës nga ato që e prish agjërimin, për shkak të harresës, pakujdesisë ose detyrimit me forcë, nuk e prish agjërimin, sepse Allahu ka thënë: “Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.” Bekare, 286.

“Ai që pas besimit të tij e mohon Allahun, me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim...” Nahl, 106.

“Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht...” Ahzab, 5.

Agjërimi nuk është i prishur nëse ha ose pi, duke menduar se dielli ka perënduar ose dita nuk ka aguar, as kur përcjell ujë gabimisht gjatë marrjes së abdesit apo ejakulon gjatë ëndërrimit në gjumë, si dhe  kur ha apo pi pa dashje nga harresa.

Shtatë gjëra që e prishin agjërimin

1. Marrëdhëniet seksuale gjatë ditës.

Nëse dikush e kryen këtë ai duhet ta plotësojë këtë ditë dhe gjithashtu duhet të paguaj për lirimin e një robi, nëse ka mundësi, ndryshe agjëron dy muaj rresht ose ushqen 60 njerëz në nevojë.

2. Dalja e spermës me qëllim nga puthja, përqafimi, prekja apo masturbimi.

3. Ngrënia apo pirja e diçkaje me qëllim, e dobishme apo e dëmshme, duke përfshirë edhe pirjen e cigares.

4. Çdo gjë që ka të njëjtat efekte si ngrënia apo pirja.

Kjo mund të ndodhë me hala, pika, gjëra të tjera, për aq kohë sa ato kanë vlerë ushqimore. Këtu përfshihet transfuzioni i gjakut, për atë që i nevojitet. Nga ana tjetër, n.q. se këto gjëra nuk kanë vlera ushqimore, atëherë përdorimi i tyre nuk ndikon në agjërimin e askujt, në asnjë mënyrë.

5. Nxjerrja e gjakut dhe hixhame (kupat).

Hixhame është diçka që kryhet me anë të brisqeve të rrojes për të bërë vrima në lëkurë, për të nxjerrë gjakun e keq nga trupi. Nëse dikush ka rrjedhje gjaku nga hundët apo nga dhëmbët edhe kjo nuk e prish agjërimin, pasi kjo nuk është në dorën e njeriut, është diçka e paqëllimshme.

6. Të vjellët qëllimisht, por nëse ndonjë vjell pa qëllim, kjo nuk e prish agjërimin.

7. Gjaku i menstruacioneve.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.