Selam Alejkum (Mirë se vini)

Disa sunnete të harruara - 1 - Namazi Istihare

Transmetohet nga Xhabir Ibën Abdullahu radijAll-llahu anhu se ka thënë:

"Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse na mësonte suret e Kur’anit dhe thoshte: "Kur dikush prej jush dëshiron të vendos për një punë me rëndësi, le t’i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë:

     "All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es`eluke min fadlikel-’adhim, fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta’lemu ve la a’ëlemu ve ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - hajrun lí fi diní ve me’áshí ve ‘ákibeti emrí ve ‘áxhilihi ve áxhilihi fakdirhu lí ve jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ve in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - sherrun lí fi diní ve me’áshi ve ‘ákibeti emri ve ‘áxhilihi ve áxhilihi, fasrifhu anní vesrifní anhu vakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi."

        “O Zoti im, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi. Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate; kërkoj prej të mirave Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi; kurse unë s’kam mundësi, Ti di çdo gjë kurse unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (e emërton nevojën e tij), është e dobishme për fenë time dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, ma mundëso mua që të realizohet kjo, ma lehtëso mua këtë dhe më beko në të. E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time për kohën e tashme dhe të ardhmen largoje këtë nga unë dhe më largo mua nga kjo e më përcakto mirësinë (mbarësinë) kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të)”

 ------------------------------------------------
        Nga ky hadith nënkuptojmë:

        1. Namazi i istiharës është i preferuar.
        2. Nuk ka kohë të caktuar për faljen e namazit të istiharës.
        3.  Gjatë faljes së namazit të istiharës nuk ndonjë sure apo ajet i posaçëm. Kurse thënia e disa dijetarëve se është e legjislative të lexohet sureja “Kafirun”  dhe “Ihlas” është e pa bazë ngase nuk ka ndonjë dëshmi apo argument nga Sheriati Islam.
        4. Duaja (lutja) nuk bëhet gjatë faljes së dy reketëve por pas mbarimit të tyre. Argument për këtë është fjala e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “e t’i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë”,  ky është mendimi i shumicës së dijetarëve islam. 
        5. Namazi istihare falët për çështjet e dyshimta, të pavendosura, të pasigurta, të paqarta, dhe të papërcaktuara, gjithashtu falet edhe për veprat që rezultati i tyre dihet dhe është i njohur. Themi për këtë të fundit ngase realitetin e rezultateve nuk e din askush përveç Allahut [subhanehu ve teala].
        6. Namazi i istihares është prej shkaqeve të lumturisë, komoditetit dhe haresë, argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ku thotë: “Prej lumturisë të birit të Ademit është të falë  namaz istihare.” Transmeton Ahmedi.
        7. Hoxha i madh i Islamit Ibën Tejjmije thotë: “Nuk do të pendohet asnjëherë ai person, i cili kërkon ndihmë nga Allahu (falë namaz istihare), poashtu konsultohet me njerëzit dhe bëhet i vendosur në pikësynimin e tij.”  All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Konsultohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun."
        8. Çështjet për të cilat falet  namazi Istihare janë ato çështje që janë të përgjithshme. Ndërsa për Farzet, Sunetet, Haramet, dhe Mekruhet (gjërat e papëlqyera)  nuk falet namazi istihare. 
        9. Ky hadith tregon qartë për  mëshirën dhe dhembshurin e të dërguarit të Allahut  Muhamedin a.s për umetin e tij dhe të sugjeruarit dhe  mësuarit e tyre gjithçka çka ju bënë dobi në këtë botë dhe Aherit.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.