Selam Alejkum (Mirë se vini)

Disa sunnete të harruara 2 , 3

2- Thënia e  fjalës “Subhanel Melikil  Kudus”  pas faljes së namazit të vitrit
 

3. Namazi pas kthimit nga udhëtimi

 

 

       2- Thënia e  fjalës “Subhanel Melikil  Kudus”  pas faljes së namazit të vitrit
       Transmetohet nga Ubej Ibën Kabi [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] gjatë faljes së vitrit në rekatin e parë lexonte “Suren A’la”, në rekatin e dytë “Kul ja ejjuhel Kafirun”, suren “El Kafirun” kurse në rekatin e tretë e lexonte “ Kul huvallahu Ehad”, suren “Ihlas”. E pasi që mbaronte namazin dhe jepte selam thoshte tri herë: “Subhanel Melikil Kudus” I madhëruar qoftë Sunduesi i Pastër nga çdo të metë” . [Transmeton Nesaiu, 1702]
       Kurse në hadithin që transmeton Abdurahman ibën Ebzi [radijallahu anhu] thotë: “I Dërguari i Allahut, pasi falte namazin e vitrit, thoshte tri herë: “Subhanel Melikil Kudus” - I madhëruar qoftë Sunduesi i Pastër nga çdo të metë”.  Kurse në herën e fundit e thoshte me zë të dëgjueshëm duke e zgjatur zërin.” [Transmeton Nesaiu, 1700]

 

       3. Namazi pas kthimit nga udhëtimi

       Transmetohet nga Ka’b ibën Maliku [radijallahu anhu] se ka thënë:
       “I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kur u kthente prej udhëtimit, gjëja e parë që bënte ishte të shkojë në xhami dhe t'i falë dy regate namaz.” [Tranmston Buhariu, 3088 dhe Muslimi, 2769]
       Ky hadith jep të kuptojmë se është legjislative për njeriun nëse kthehet prej udhëtimit të shkojë në xhami para se të shkojë tek familja e vet dhe t’i falë dy rekate namaz, ngase ky sunet është që e ka vepruar pikërisht i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe poashtu ka urdhëruar për ta vepruar.
       Rastin që e ka vepruar i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e cekëm. Ndërsa rastin që ka urdhëruar i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është ky: Tregon Xhabiri [radijallahu anhu] se ishte me të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] me një ekspeditë ushtarake. I dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u kthye në Medine në mëngjes kurse unë në drekë. E takova të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tek dera e xhamisë. 
       Më pyeti i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: 
       - "A tash po kthehesh?"
       Iu përgjigja:
       -"Po."
       I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] më tha:
       "Lidhe devenë, futu në xhami dhe fali dy rekate.” [Transmeton Buhariu]
       Hoxha i nderuar Ibën Uthejmini  [Allahu e mëshiroftë] thotë:
       "Shumica e njerëzve sot nuk e veprojnë këtë sunet. E gjithë kjo ndodh nga injoranca edhe pse veprimi i këtij suneti në ditët e sodit është shumë i lehtë, ngase në çdo vend dhe në çdo lagje ka xhami dhe mund të veprohet në cilën do xhami të qytetit."
       Imam Neveviu [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: "Ky namaz është për qëllim të ardhjes në shtëpi.”

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.