Selam Alejkum (Mirë se vini)

Realiteti i kremtimit të ditlindjes së Pejgamberit [s.a.v.s]

Polemika në mes kremtimit të ditëlindjes së Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) nuk është polemikë apo diskutim mes atyre që e dojnë e madhërojnë dhe mes atyre që nuk e përfillin personalitetin e tij. Mirëpo, çështja është e kundërta e kësaj. Fatimitë dhe Ismailitë janë të parët, të cilët e kanë shpikur kremtimin e lindjes së Pejgamberit (salallalahu alejhi ve selem). Poashtu realiteti muhamedan në mendimin sufit ndryshon krejtësisht në atë që besojmë drejtë Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem).
 

        Çfarë dëshirojnë thirrësat në kremtimin e ditëlindjes së Pejgamberit 
        (salallahu alejhi ve selem)
        Pretendojnë thirrësat në ditëlindjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) se ai është shenjë i dashurisë dhe madhërisë ndaj Pejgaberit (salallahu alejhi ve selam), se ditëlindja e tij është ditë e begatshme, në këtë ditë ka ndriçuar dielli i udhëzimit dhe e ka kapluar drita këtë kosmos, e Pejgamberi (salallahu alejhi ve selam) e ka agjëruar këtë ditë e kur është pyetur për këtë ka thenë: Në këtë ditë jam lindur dhe në këtë ditë ngriten veprat e mira tek Allahu e më e dashur për mua është që të më ngritet veprat e unë jam agjërueshëm.
        Poashtu thirrësat në këtë kremtim e paraqesin dhe supozojnë se kjo çështje është dallim në mes armiqëve dhe të dashurëve të Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe poashtu dallim mes atyre që e dojnë e madhërojnë dhe mes atyre që nuk e dojnë e rrespektojnë dhe nuk ia japin vendin e merituar atij (salallahu alejhi ve selam).
        Nuk ka dyshim se paraqitja e çështjes në këtë mënyrë është mveshja më e madhe nga shejtani, mashtrimi më i madh ndaj gjithë njarëzve dhe gjithë muslimanëve. Mirëpo, çështja ndryshon nga kjo në tërësi andaj, ata që e shohin se kremtimi i ditëlindjes së Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) është bidat (risi në fe) janë njarëzit më të dashur dhe më rrespektues ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe sunetit të tij, ata janë njerëzit më të kapur për sunetin e tij dhe pasimin e gjurmëve të tij. Pasuesë të lëvizjeve dhe dëshirave të tij dhe poashtu më të diturit për sunetin e tij udhëzimin dhe fenë, me të cilën është dërguar. Janë njerëzit më të njohur për hadithet e tij, janë njerëzit më të ditur se çfarë është vërtetuar prej tij dhe çfarë kanë shpikur gënjeshtarët ndaj tij (salallahu alejhi ve selem). Janë dashamirët e sunetit të tij, mbrojtësat në çdo kohë ndaj fesë, umetit dhe sunetit të tij, bile refuzimi i tyre ndaj ditëlindjes së tij mbinë apo del nga dashuria e madhe dhe rrespektimi i madh ndaj Pejgamberit (salalllahu alejhi ve selem).
        Këta pauses nuk dëshirojnë të kundërshrojnë urdhërin e tij, t'i shpikin diçka atij e as të bëjnë korrigjim në sheriatin e tij përarsye se ata e dine se çdo shtesë në sunetin e Pejgamberit (salalllahu alejhi ve selem) apo korrigjim i tij jep të kupton se ai nuk e ka plotësuar dhe interpretuar fenë nga Allahu (subhanehu ve tela) ashtu siç i është zbrtiur atij. Jep të kuptohet poashtu se ai është turpëruar që t'i informon njerëzit për pozitën e tij.
        Pra, kjo nuk i takon asnjë pejgamberi të Allahut (subhanehu ve tela) e as Pejgamberit tonë Muhammedit (salalllahu alejhi ve selem), e poashtu kjo është edhe mangësi në fe. Përarsye se vendosja e Pejgamberit në pozitën e tij është çështje fetare, për të cilën ka urdhëruar Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), bile edhe vet e ka vepruar këtë duke sqaruar se çfarë i obligohet umetit të tij që të vepërojnë drejt tij.
        Thotë (salallahu alejhi ve selem): "Nuk ka besuar askush prej jush përderisa të jem më i dashur tek ai se sa fëmiu e prindi i tij dhe njerëzit në përgjithësi." (transmeton Buhariu dhe Muslimi)
        Omer bin Hattabi [radijallahu anhu] thotë: "Pasha Allahun o i Dërguar i Allahut ti je më i dashur tek unë se çdo gjë përveç vetës sime, tha: Jo, o Omer përderisa të jem më i dashur tek ti se vetja yte. Tha Omeri: ti je më i dashur se sa vetja ime. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) tha: Tash o Omer." [transmeton Buhariu]
        Nga kjo kuptohet se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) nuk turpërohet prej sqarimit të së drejtës (hakut) dhe nuk lejohet fshehja e tij, e nuk ka dyshim se haku apo e drejta më e madhe është që t'ia sqarojë njerëzve obligimet e tyre ndaj tij dhe hakun e tij ndaj tyre, e nëse është nga kjo e drejtë apo obligim që ta kremtojnë ditëlindjen e tij (e të këndojnë mevlud) do ta kish sqaruar dhe informuar umetin e tij për te.
        Ndërsa sa i përket qenies së tij që ka agjëruar ditën e hënë është shkak se ai ka lindur në këtë ditë, e të dashurit e Pejgmberit (salallahu alejhi ve selem) në realitet e agjërojnë ditën e hënë dhe të enjte të çdo jave në shenjë pasimi të tij (salallahu alejhi ve selem), për arsye se ai ka agjëruar këto dy ditë të javës.
        Mirëpo, sa u përket atyre mveshësve që e bëjnë ditën e dymbëdhjetë të muajit Rebiul Evvel (muaji Maj) festë apo ditën e enjte, të mërkurën, apo xhumanë, këtë nuk e ka thënë e as vepruar Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) dhe poashtu nuk është vërtetuar e transmetuar se ai e ka agjëruar ditën e dymbëdhjetë të këtij muaji (dita e lindjes së tij) e as nuk ka urdhëruar për agjërim në këtë dite.
        Sa i përket mbështetjes së tyre gjoja në ringjalljen e përkujtimit të ditëlindjes së Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe atë duke e bërë festë ditën e dymbëdhjetë të muajit Rebiul Evvel (Maj) e duke kënduar në te mevlud e duke pretenduar se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) e ka agjëruar këtë ditë është mveshja e pare nga shejtani dhe gënjeshtra më e madhe e falsifikimi më i madh për gjithë muslimanët.
        Rezymeja e gjithë kësaj është se ata të cilët akuzohen se janë armiqë të Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), mohues e refuzues së vlerës së tij siç pretendojnë dhe supozojnë, ata në realitet janë njerëzit më pauses dhe më rrespektues të Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe sunetit të tij.
        Janë ata të cilët e kanë mesuar fenë dhe sunetin e tij më së miri. Mirëpo, sa u përket atyre që thërrasin në kremtimin e ditëlindjes së tij, kjo thirrja e tyre është lufta e pare drejtë Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), gënjeshtra e pare ndaj tij dhe shokëve të tij dhe mospërfillja e të së drejtës së tij. Poashtu, kjo thirrje është akuzë ndaj Pejgamebrit (salallahu alejhi ve selem) se ai nuk e ka sqaruar fenë e Allahut ashtu si duhet, ka lënë pa e përmendur atë që është e mirë të përmendet për umetin e tij, ka neglizhuar në atë që është dashur të përfillet nga ceremonitë e dashurisë dhe madhërisë ndaj tij, e kjo pra është e keqja dhe shpikja më e madhe që i bëhet Pejgamberit Muhamed (salallahu alejhi ve selem).
        Thirrësat në këtë ditëlindje janë kundërshtarët e parë të urdhërit të tij (salallahu alejhi ve selem) shpikësa ndaj tij, korrigjues në sheriatin e tij. Kurse, ndalusitë e këtij kremtimi apo mevludi me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) janë pasuesit dhe rrespektuesit të tij dhe sunetit të tij (salallahu alejhi ve selem), frikues nga shpikja diç të re në sunetin e tij përarsye se vet Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka ndaluar nga kjo duke thenë: "Kush shpik diç në çështjen tone çka nuk është prej nesh ajo (risi, vepër e shpikur) është e papranuar." [transmeton Buhariu dhe Muslimi]
        Gjithashtu thotë: "Kush vepron një vepër që nuk është në të urdhëri ynë është e papranuar" [transmeton Buhariu dhe Muslimi].

        Ç'ka gjindet në mevlud? Ç'farë veprohet në te?
        Përgjigja është se: Ata të cilët kremtojnë ditëlindjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) janë ata që bëjnë bidate, shpikësa ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), korrigjues ndaj tij dhe injorantë ndaj mendimeve të dijetarëve të Selefit.
        Kremtimi i ditëlindjes së Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) tek bidatçhinjtë bëhet në mënyrë të posaçme e me ceremoni e vargje të posaçme. Këto vargje apo poezi ndër të tjerash përmbajnë edhe rival (shirk) të dukshëm, gënjeshtër të qartë. Në këtë mevlud që këndohet, ka ndalesa të veçanta që gjatë leximit e kalimit nëpër to të pranishmit ngrihen në këmbë duke pretenduar se vjen Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), i shtrinë duart për ta përshëndetur (me selam), e disa prej tyre i fikin dritat, poashtu vendosin një gotë për Pejgamebrin (salallahu alejhi ve selem) që të pijë prej saj dhe duke e pritur për ardhje gjatë kësaj nate!
        Poashtu, veçojnë vend të posaçëm që të ulet Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) në të – sipas supozimit të tyre- në mes të mexhlisit apo në anën e të madhit të tyre, i cili pretendon e thërret se është nga familja e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem).
        Pastaj lexojnë vargje e dhikër të vaçantë duke lëvizur kokën e trupin djathtas e majtas e në disa prej këtyre tubimeve përzihen burra e gra së bashku, e ndodhë që gruaja të hudhet në mesin e njerëzve e në këtë mënyrë përzihen së bashku përderisa shume popuj që janë srovuar me këtë bidat të urrejtur kur dëshirojnë ta përshkruajnë ndonjë parregullësi thojnë (mevlud) që kanë për qëllim se kjo parregullësi i përngjet mevludit, që është festë e kremtimit për shiitë e shumë e shumë bidatçi të tjerë.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.