Selam Alejkum (Mirë se vini)

Drejtimi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit në dashuri dhe urrejtje

Patjetër duhet të përmendim besimin e Ehli Sunetit dhe Xhematit në dashuri dhe urrejtje në mënyrë që me këtë të dalin pasuesit e bidatit dhe drejtues të franksioneve të ndryshme, të cilët nuk mbështeten në argumente nga Kur’ani dhe Suneti i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]

 

        Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmijeh [All-llahu e mëshiroftë]: " Besimtari detyrohet të dojë për All-llah, të urrejë për All-llah. Nëse është dikund një besimtar duhet ta dojë atë edhe nëse i bënë padrejtësi, përshkak se padrejtësia nuk e këput dashurinë e përgjithshme të besimit apo Islamit".

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vetes, ju pajtoni ata". [el-Huxhurat, 9]

        Kështu All-llahu [subhanehu ve teala] i bëri vëllezër muslimanët duke ekzistuar në mesin e tyre lufta dhe padrejtësia. I urdhëroi me përmirësim mes tyre që e bën muslimanin të mendojë se besimtarin duhet ta duash edhe nëse të bën padrejtësi dhe sillet keq me ty, ndërsa, pabesimtarin obligohet ta urresh edhe nëse të bënë mirë (kjo nuk don të thotë që mos të sillesh mirë me të, por qëllimi është që mos ta duash atë dhe mos ta marrësh për mik). All-llahu [subhanehu ve teala] dërgoi Pejgamberët dhe zbriti librat në mënyrë që e gjithë feja të jetë vetëm për All-llah. Dashuria dhe krenaria të jenë për miqët e Tij, ndërsa poshtërimi, urrejtja dhe dënimi të jetë për armiqët e Tij.

        Nëse te një musliman bashkohen e mira dhe e keqja, mëkati dhe adhurimi, suneti e bidati, e meriton miqësinë e dashurinë në atë masë sa ka të mirë në të dhe meriton urrejtjen aq sa ka në të nga e keqja. Kështu që te një person bashkohen elementet e nderimit dhe poshtërimit, sikur që hajdutit i prehet dora për vjedhjen e tij dhe i jepet nga arka e muslimanëve (bejtul mal) aq sa i mjafton për nevojat e tij. Kjo është esenca, në të cilën janë pajtuar Ehli Suneti dhe xhemati, ndërsa në këtë esencë i kanë kundërshtuar Havarixhët, Mu’tezilinjët dhe ata që u pajtuan me ta. (Mexhmul Fetava. Vëllimi 27).

        Pasiqë themeli i miqësisë dhe armiqësisë u ndërtonte sipas esencës së dashurisë dhe urrejtjes, atëherë njerëzit sipas mendimit të Ehli Sunetit në bazë të dashurisë dhe urrejtjes janë tri lloje:

        Lloji i parë: ai që duhet krejtësisht, është ai cili beson All-llahun dhe Pejgamberët e Tij, i vepron obligimet e Islamit dhe i realizon themelet e tij me dituri dhe bindje. Vepron me sinqeritet në veprat dhe fjalët e tij, i nënshtrohet urdhërave të All-llahut dhe ndalohet aty ku ka ndaluar All-llahu dhe i dërguari i Tij. Miqëson për All-llah, dashuron për All-llah, armiqëson për All-llah, urren për All-llah dhe i jep përparësi fjalës së Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] para çdo fjale tjetër pavarësisht se kush e thotë atë.

        Lloji i dytë: ai i cili duhet nga një anë dhe urrehet nga një anë tjetër është ai musliman, i cili ka vepruar punë të mira dhe të këqija. Ky musliman duhet të miqësohet aq sa ka me vete prej të mirës (hajrit) dhe të urrehet aq sa ka me vete nga e keqja (sherri). Prandaj atij të cilit nuk i është hapur zemra për ta kuptuar këtë bën padrejtësi në këtë dhe prish më shumë sesa rregullon.

        Argument për këtë është se transmetohet se Abdullah bin Himar [Allahu e mëshiroftë] që ishte prej shokëve të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe e pinte alkoolin. Ia sollën atë Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] (për ta zbatuar mbi të ligjin e All-llahut), me çrast e mallkoi një njeri dhe tha: ç’është me të, sa shpesh sillet kështu? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "Mos e mallko! Ai e don Allahun dhe Pejgamberin e Tij". (trans. Buhariu)

        Lloji i tretë: Ai që urrehet krejtësisht është ai, i cili ka mohuar All-llahun, melekët, librat, Pejgamberët e Tij dhe Ditën e Gjykimit. Nuk ka besuar në caktimin e All-llahut, të mirën dhe të keqën se çdo gjë është me caktim dhe gjykim të All-llahut [All-llahu e mëshiroftë] e ka mohuar ringjalljen pas vdekjes ose ka lënë njërën prej pesë shtyllave të Islamit, ose i ka bërë rival All-llahut në adhurim me ndonjërin prej Pejgamberëve të Tij, evlijave ose njerëzve të mirë duke u dedikuar ndonjë prej llojeve të adhurmit atyre si: dashuria, duaja, frika, shpresa, madhëria, mbështetja, kërkimi i ndihmës prej tyre, kërkimi i mbrotjes nga ata, therrje, betim, nënshtrim, dorëzim, dëshirë, apo zemra e tij është lidhur për ta, ose ka mohuar emrat dhe atributet e All-llahut. Ka pasuar jo rrugën e besimtarëve dhe ka ndjekur rrugën e njerëzve të bidateve e franksioneve të humbura, ose ka vepruar njërën prej dhjetë bazave që të nxjerrin nga Islami.

        Ehli Suneti pra miqësojnë besimtarin e qëndruar në fenë e tij krejtësisht. E dojnë atë dhe e ndihmojnë me ndihmë të plotë. Distancohen nga pabesimtarët, mohuesit e atributeve të All-llahut dhe nga ata që dalin nga Islami pasiqë ishin në të. I armiqësojnë ata dhe i urrejnë krejtësisht. Ndërsa sa i përket atij që ka përzier veprën e mirë me të keqen, e dojnë atë aq sa ka me vete prej Imanit dhe e urrejnë aq sa ka me vete nga e keqja dhe padrejtësia.

        Ehli Suneti dhe Xhemati largohen prej atij që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij edhe në qoftë se është njeriu më i afërt.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nuk gjen popull që beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre". [el-Muxhadele, 22]

        Gjithashtu thotë: "O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë. Thuaj (o i dërguar) "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikësoheni se do të dështoj, vendbanimet, në të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të vijë me çështjen (dënimin) e Tij, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit e prishur". [et-Tevbe, 23-24)]

        Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmijeh [All-llahu e mëshiroftë] shkurtimisht për drejtimin e Ehli Sunetit dhe xhematit në dashuri dhe urrejtje dhe thotë: "Falënderimi, nënçmimi, dashuria, urrejtja, miqësia dhe armiqësia janë sipas gjërave që për to All-llahu ka zbritur ligj, ndërsa ligji për këtë është Kur’ani i Tij. Ai i cili është besimtar i obligohet dashuria e tij prej çfardo lloji të jetë dhe ai i cili është pabesimtar i detyrohet urretja e tij prej çfardo lloji të jetë.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Mik (i afërt) i juaji është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zekatin duke bërë rukunë (duke qenë respektues). E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se pala e All-llahut është ngadhënjyese". [el-Maide, 55-56]

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "O ju aë besuat! Mos zini miq as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit". [el-Maide, 51]

        Poashtu thotë: "Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin". [et-Tevbe, 71]

        Pra, ai i cili posedon Iman dhe mëkat dashurohet sipas Imanit të tij, dhe urrehet sipas mëkatit të tij. Nuk del krejtësisht nga Imani me veprimin e gjynaheve dhe mëkateve ashtu siç thonë Havarixhët dhe Mu’tezilinjtë.

        Poashtu nuk bëhen të dërguarit, as besnikët, as shehidët, e as të mirët në shkallën e mëkatarëve në Iman, fe, dashuri, urretje, miqësi dhe armiqësi.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftone atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtim ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se me të vërtetë All-llahu i do të drejtit. S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër". [el-Huxhuratë, 9-10]

        Kështu pra All-llahu i bëri këta muslimanë vëllezër mes veti edhe nëse në mesin e tyre ka luftim dhe padrejtësi.

        Për këtë pra Selefët edhe pse në mesin e tyre ekzistonte kjo, prap ata e donin njëri-tjetrin me dashuri të fesë dhe nuk i urrenin ata sikur urrejtja ndaj pabesimtarëve. Pranonin dëshminë mes veti dhe merrnin diturinë mes veti. U trashëgonin mes tyre, u martonin dhe bashkëpunonin me ta edhe pse në mesin e tyre kishte luftë, mallkim etj.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.