Selam Alejkum (Mirë se vini)

Sjellja e mirë me të afermit jobesimtarë

 

Nëse muslimani vështron në Kur’anin Fisnik gjenë se krahas urdhërimit të kuputjes së miqësisë, dashurisë dhe ndihmës mes besimtarit dhe të afërmëve të tij pabesimtar, Kur’ani ka urdhëruar në mos këputjen e lidhjeve me ta, sjelljen e mirë dhe bëmirësinë ndaj tyre por jo miqësi dhe dashuri me ta.

 
    All-llahu i Madhëruar thotë: “Ne e kemi porositur njeriun me sjellje të mirë ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy të shpiejnë që të më përshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni vepruar”. [El-Ankebut, 8]
 
 
        Thotë Imam Begaviu (Allahu e mëshiroftë): Ky ajet dhe ajeti i pesëmbëdhjetë i sures Lukman e që është fjala e Allahut (subhanehu ve teala):
        “E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrëfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në cështjet e jetës së kësaj bote sillu mirë me ta, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar." (Lukman: 15), kanë zbritur për shkak të S’ad bin Ebij Vekasit (radijallahu anhu) dhe nënës e tij Hamnetu bint Ebi Sufjan. Sa’di ishte prej të parëve që pranoi Islamin dhe ishte bamirës dhe u sillte mirë me nënën e tij.
 
 
        Nëna i tha atij: Çfarë është kjo fe që ke shpikur? Pasha Zotin, nuk kam për të ngrënë, e as për të pirë përderisa të kthehesh në atë fe që ishe, ose do te vdes (nga uria dhe etja) e ti do të mbetesh i tërpëruar sa të jesh gjallë, duke të thënë njerëzit: O bytës i nënës!
 
 
        Qëndroi kështu nëna e Sa’dit (radijallahu anhu) pa ngrënë, pa pirë dhe pa hyrë nën ndonji hije për t’u freskuar. Kështu që u lodhë, por megjithatë në këtë gjendje qëndroi edhe një ditë dhe një natë. Pas kësaj i erdhi biri saj (Sa’di) dhe i tha: O nëna ime; edhe po ti kishe njëqindë shpirtëra dhe të dalin një nga një, nuk e lë fenë time (Islamin). Ha nëse do e nëse nuk do mos ha. Kur i humbi shpresat nëna e tij dhe e pa se nuk do të kthehet në fenë e saj filloi për të ngrënë dhe pirë. Pas kësaj ngjarje All-llahu (subhanehu ve teala) e zbriti këtë ajet, ku e urdhëroi të sillet mirë me prindërit e tij dhe të jetë bamirës ndaj tyre, me kusht mosrrespektimit e as nënshtrimit te tyre në shirk dhe mëkat.
 
 
        Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Nuk ka dëgjim ndaj krijesës nëse i dëhet mëkat Krijuesit”.
        (Hadithi është i vërtetë. Shiqo: Mishkatul Mesabih)
 
 
        Atëherë, për këtë mbetet që miqësia e dashuria të jenë për All-llahun, fenë e tij dhe besimtarët gjë që nuk ka të bëjë me mëkatin e krijesës në kundërshtimin e Tij, ndërsa sjellja e mirë me të afërmin pabesimtar është diçka tjetër. Ka mundësi që kjo sjellje të jetë me qëllim të përfitimit të zemrës së tij ose shpresa e pranimit të Islamit nga ai.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.