Selam Alejkum (Mirë se vini)

Fjala e Teuhidit

 

Kuptimi i fjalës La ilahe il-lall-llah është: nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç All-llahut. Me këtë robi mohon çdo adhurim tjetër dhe pohon adhurimin e vetëm ndaj All-llahut Një.

    Thotë Shejhul Islam Ibën Tejmije (All-llahu e mëshiroftë): "Nuk ekziston gëzim e as kënaqësi e plotë askund tjetër pos në dashurinë e All-llahut dhe afrimin tek Ai me atë që e do.
 
        Kjo dashuri nuk arrihet ndryshe, përveç me distancim dhe largim nga çdo dashuri tjetër pos All-llahut.
 
        Pra, ky është kuptimi i vërtetë dhe i drejtë i kësaj fjale. Njëherit, kjo është feja e Ibrahimit (alejhi selam) dhe gjithë pejgamberëve të tjerë. Ky është kuptimi i pjesës së parë të kësaj fjale. Ndërsa, kuptimi i pjesës së dytë "Muhammedun resulullah është: pasimi i Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) në atë që urdhëroi dhe ndaloi.
 
        Me këtë nënkuptojmë se kjo fjalë përmban miqësi, armiqësi, mohim dhe pohim.
 
        Miqësi për All-llahun, fenë e Tij, Kur'anin dhe sunetin e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem).
 
        Ndërsa, armiqësi nga çdo gjë që adhurohet pos All-llahut (Tagut).
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "E kush mohon të kotën (Tagutin) dhe beson All-llahun, ai është kapur për lidhjen e fortë (të vërtetë)". [el- Bekare, 256]
 
        Thotë Imam AbdulVehabi (Allahu e mëshiroftë): Dije se njeriu nuk bëhet besimtar ndryshe, përveç nëse mohon tagutin. Argument për këtë është ajeti që u përmend më lartë.
 
        Fjala e tevhidit është miqësi e sheriatit dhe fesë së All-llahut.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Pasone atë që është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) askënd tjetër pos Tij. Pak është ajo që mendoni." [el- A'raf, 3]
 
        "Përqëndro vetvetën tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote (ajo fe është) feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit". [err-Rrum, 30]
 
        Fjala La ilahe ilahe il-lall-llah është distancim e armiqësi nga gjykimi i injorancës.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, por për një popull që bindëshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut". [el- Maide, 5]
 
        Poashtu kjo fjalë d.m.th. largim nga çdo fe dhe besim tjetër pos Islamit.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të humburit". [Ali- Imran, 85]
 
        Fjala La ilahe il-lall-llah ngërthen në vete pohimin dhe mohimin.
 
        Mohon katër gjëra dhe pohon katër të tjera.
 
        Mohon: zotat, tagutët, idhujt dhe rivalin.
 
        Zota ka për qëllim ata që adhurohen me synim të bërjes dobi dhe largimit të dëmit.
 
        Tagut është: Ai i cili adhurohet pos Allahut dhe është i kënaqur me atë adhurim.
 
        Niddë (rival) është ajo gjë që të tërheq (largon) nga Islami, si familja, pasuria etj.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) dhe "ruhbanët" (murgjit e krishterëve) zota pos All-llahut", [et-Tevbe, 31]
 
        Pohon katër gjëra:
        • synimin që d.m.th. qënia jote në mos synim me dikend tjetër pos All-llahut.
        • Madhërimin dhe dashurinë ndaj All-llahut (subhanehu ve teala).
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ata që besojnë e dojnë më shumë All-llahun". [el- Bekare, 165]
        • Frikën dhe
        • shpresën.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Nëse, All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s'mund ta largoj askush pos Tij, po nëse dëshiron të jep ndonjë të mirë, s'ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij". E shpërblen me atë që do nga robërit e Tij. Është Falës dhe Mëshirues". [Junus, 107]
 
        Prandaj, kush e di dhe kupton drejtë këtë fjalë i shkëput lidhjet tjera pos All-llahut dhe as nuk është mendjemadh ndaj urdhërave të Tij.
 
        Këto kuptime me vlera dhe rëndësi të madhe i realizoi i dërguari i All-llahut Ibrahimi (alejhis selam) me rastin e thyerjes së putave dhe distancimin e tij nga populli i tij dhe nga ajo që adhuronin ata. All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ju keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur u thanë popullit të vet ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni pos All-llahut, nuk besojmë, prandaj mes nesh dhe jush është hapur armiqësia e urrejtja deri sa të besoni All-llahun Një." [el- Mumtehine, 4]
 
        Kur'ani që nga fillimi e deri në mbarim të tij ka ardhur dhe sqaron fjalën la ilahe il-lall-llah. Mohon shirkun dhe atë që shpie në të, favorizon sinqeritetin dhe mirësitë e tij. Prandaj, çdo fjalë apo vepër e mirë që don dhe e pëlqen All-llahu është prej përmbajtjeve dhe domethënies së sinqeritetit.
 
        Si e mësuan dhe zbatuan shokët e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) këtë fjalë?
 
        Transmeton Muhamed ibën Abdulmelik el-Mesisij i cili thotë: Ishim te Sufjan ibën Ujejne me çrast e pyeti një njeri për imanin? Tha: Imani është fjalë dhe vepër. E pyeti njeriu: A shtohet dhe pakësohet? Tha Sufjani: shtohet aq sa do All-llahu, ndërsa pakësohet përderisa të mos mbetet asgjë prej tij.
 
        All-llahu (subhanehu ve teala) e dërgoi Muhamedin (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) tek njerëzit në përgjithësi që ata të thonin fjalën e tehvidit La ilahe il-laall-llah dhe se Muhamedi është i dërguar i All-llahut.
 
        Kur ata e thanë këtë fjalë ishte faktor në mbrotjen e gjakut dhe pasurisë së tyre, përveç me të drejtë të Islamit dhe llogaria e tyre është tek All-llahu. All-llahu (subhanehu ve teala) e dinte besnikërinë në zemrat e tyre dhe e urdhërojë të dërguarin e Tij qe ata t'i urdhëroi me namaz. I urdhëroi dhe e vepruan atë. Kështu All-llahu e urdhëroi të dërguarin e Tij që ata t'i urdhëroi me emingrim (hixhret) nga Mekja për në Medine dhe pastaj me kthim prap në të me qëllim për t'i luftuar baballarët dhe vëllezërit e tyre derisa ata të besojnë dhe të falin namazin.
 
        Pas kësaj All-llahu i urdhëroi me tafav rreth Qabes, rruarje të kokave të tyre në shenjë rrespekti, adhurimi dhe nënshtrimi ndaj All-llahut të Madhërishëm. I urdhëroi me zekat dhe sadaka e kështu me radhë derisa u plotësua feja e All-llahut (subhanehu ve teala).
 
        Pasha Zotin (vazhdon Sufjan ibën Ujejne) nëse ata nuk vepronin dhe nuk iu bindëshin sinqerisht dhe me besnikëri ndonjërit prej këtyre urdhërave nuk do t'iu bënte dobi shqiptimi i fjalës La ilahe il-lall-llah.
 
        Në këtë mënyrë, All-llahu i zbriti ligjet dhe dispozitat e Islamit dhe Imanit, plotësoi fenë dhe dhuntitë e Tij ndaj njerëzimit.
        "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe". [el- Maide, 3]

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.