Selam Alejkum (Mirë se vini)

Njësimi i All-llahut është baza e qdo shpalljeje qiellore

Besojmë se tevhidi i pastërt (njësimi i All-llahut) është krimjimtaria (fitre) që All-llahu i krijoi robërit e Tij në të. Ajo është baza e çdo shpalljeje qiellore, ndërsa ajo që ka ndodhur më vonë nga adhurimi i dikujt tjetër pos All-llahut, apo thënia se All-llahu ka djalë, apo bindja se All-llahu është shëdërruar në krijesat e Tij (imanentizëm), është nga shirku dhe ndryshimi i shpikur, nga i cili distancohen dhe largohen të gjithë Pejgamberët.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë duke bërë me dije krijimin e gjithë robërve në tevhid (besim):

        "Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, gjithsesi, dëshmuam!”. Të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur”. Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh neve për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?” [el-A'raf, 172-173]

        All-llahu [subhanehu ve teala] na njofton se si i nxorri nga shpina e bijëve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues ndaj vetëvetës së tyre, se All-llahu është Zoti dhe Sunduesi i tyre. Se Ai është Një, dhe nuk ka Zot tjetër që meriton adhurmin pos Tij.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Feja e All-llahut (fitre) është ajo në të cilën i krijoi njerëzit, nuk ka ndryshim të krijesës së Zotit, por shumica e njerëzve nuk e dinë" [err-Rrum, 30]

        Komentatorët e Kur'anit janë unanim se qëllimi me fjalën fitre në këtë ajet është Islami.

        Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Çdo fëmijë lind në Islam. Prindërit e tij e bëjnë jehudi, të krishter apo zjarrëputist" (mexhusi), siç e lindë kafsha të voglin e saj të plotë (shëndoshë), a vëreni në të ndonjë ndonjë të metë?! (Muttefekun alejhi)

        Pastaj Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë lexoni nëse doni: Feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit është Islami e nuk ka ndryshim të krijimit të All-llahut.

        Pra, kuptimi i hadihtit është se prindërit e bëjnë fëmiun jehudi, të krishtër apo mexhusi, pasiqë ai ishte lindur në Islam. Ashtu siç vritet kafsha apo sëmuret pasiqë është krijuar e shëndoshë dhe pa të meta.

        Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith Kudësij thotë: "Unë i krijova robërit e Mi të pastërt (nga rivaliteti), mirëpo atyre u erdhën shejtanët, i larguan nga feja e tyre dhe iu ndaluan atë që e lejova për ta". (transmeton Muslimi)

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në një ajet ku tregon pajtimin e të gjithë Pejgamberëve në thirrjen e tyre për adhurim ndaj All-llahut Një.

        "Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Meje, pra më adhuroni!” [el- Enbija, 25] 

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkaf e qortoi, megjithëqë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): “Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, sepse unë i kam frikë dënimit tuaj në Ditën e Madhe!” [el-Ahkaf, 21]

        Në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] njoftoi se të gjithë Pejgamberët para Hudit dhe pas tij erdhën me adhurim të All-llahut Një dhe veçorinë e Tij me njëshmëri.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve  (tagutit) (adhurimit të tyre)!” [en-Nahl, 36]

        Poashtu ky ajet tregon qartë se të gjithë Pejgamberët e All-llahut [subhanehu ve teala] erdhën me tevhid (njësimin e All-llahut) dhe me thirrje në adhurim të All-llahut Një, dhe largim nga çdo gjë që adhurohet pos Tij.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) tek një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin zotër pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)”! [Ali-Imran, 64]

        Kjo fjalë i përfshinë ithtarët e librit nga jehuditë dhe të krishterët dhe ata të cilët janë sikur ata. Fjala e njëjtë në të cilën barazohen të gjithë, dhe nuk kanë diskutime rreth saj, është thirrja në njësimin e All-llahut me adhurim, dhe mos të marrin njerëzit njëri-tjetrin zot pos All-llahut.

        Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Pejgamberët janë si vëllezër nga një baba me nëna të ndryshme dhe me një fe". (Muttefekun alejhi).
D.m.th. Janë pajtuar dhe janë unanim në tevhid edhe pse kanë ndryshime në dispozita dhe ligje.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "S’është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriut që t’i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut”! Por (ju thotë): “Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë. Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t’i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?" [Ali-Imran, 79-80]

        Në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] na njofton se nuk i takon asnjë të dërguari që të thërras në adhurimn ndaj vetes së tij pos All-llahut. Prandaj, nëse kjo nuk i takon e as nuk është e drejtë e të dërguarëve të All-llahut, më primare është që mos t'i takoj dikujt që është më poshtë se këta nga njerëzit.

        All-llahu [subhanehu ve teala] e mohoi propagandën e jehudive se Isau [alejhis-selam] i thirri në adhurim të tij dhe nënës së tij pos All-llahut.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave! Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove, ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!” [el-Maide, 116-117]

        All-llahu (subhanehu ve teala) mohoi nga vetja e Tij djalin, dhe njoftoi se Ai është i pasuri që i takon gjithë ajo që ka në qiej dhe tokë.

        Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Ata (ithtarët e librit) thanë: “All-llahu ka fëmijë”!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij. Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: “Bëhu!”, në atë moment bëhet." [el-Bekare, 116-117]

        "(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: “All-llahu ka fëmijë”. Larg asaj është All-llahu, Ai s’ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini? [Junus, 68]

        "E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm! Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët." [el-Enbija, 26-29]

        Poashtu All-llahu [subhanehu ve teala] njoftoi se kjo shpifje që i bënë All-llahut, gati se binë qiej prej saj, çahet toka dhe shëmben kodrat.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob. Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktë. Dhe në Ditën e Kijametit secili do t’i paraqitet Atij i vetmuar." [Merjem, 88-95]

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.