Selam Alejkum (Mirë se vini)

Teuhidi El-Uluhije - Njësimi i All-llahut me adhurim

Lloji i dytë i tevhidit është Tevhidu el-uluhije (Njësimi në adhurim), gjegjësisht është kuptimi i fjalës La ilahe il-lall-llah. Që kuptimi i saj shqip është: nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos All-llahut, ose nuk meriton askush tjetër të adhurohet pos All-llahut.

    Kjo fjalë e mohon adhurimin me të gjitha llojet e tij nga dikush tjetër dhe e pohon atë vetëm për All-llahun Një (subhanehu ve teala).

        Kjo fjalë është esenca dhe baza e fesë. Është fjala që Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e thirri popullin e tij e poashtu axhën e tij Ebu Talibin, por nuk besoi dhe vdiq në fenë e popullit të tij (krishtere).

        All-llahu (subhanehu ve teala) ka sqaruar kuptimin e kësaj fjale në shumë vende në Librin e Tij Fisnik.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Zoti i juaji është Një All-llah, nuk ka askush që meriton të adhurohet pos Tij. Ai është i gjithmëshirshmi mëshiruesi". (el-Bekare: 163)

        Gjithashtu thotë: "Zoti yt ka gjykuar që mos të adhurohet askush tjetër pos Tij". (el-Isra: 123)

        Poashtu thotë: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë". (el-Fatiha: 5)

        "E ata nuk janë urdhëruar ndryshe pos të adhurojnë All-llahun me sinqeritet, duke u larguar nga çdo adhurim tjetër". (el-Bejjine: 5)

        Te gjitha këto ajete e kometojnë këtë fjalë dhe e sqarojnë se kuptimi i saj është: mohimi i gjithë adhurimeve tjera pos All-llahut, dhe pohimi i adhurimit meritor vetëm për All-llahun Një (subhanehu ve teala).

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi." (el-Haxhxh: 62)

        "Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi." (Lukman: 30)

        All-llahu (subhanehu ve teala) është i vërtetë, thirrja e Tij është e drejtë, adhurimi i Tij është i drejtë e i vërtetë dhe çdo adhurim tjetër pos Tij (subhanehu ve teala) është i kotë dhe gënjeshtër.

        Nuk kërkohet ndihmë prej askujt tjetër pos Tij, nuk therret (Kurban) për dikend tjetër  pos Tij, nuk mbështet në askend tjetër pos Tij, nuk kërkohet shërim prej askujt tjetër pos Tij, nuk bëhet tavaf rreth asnjë shtëpie tjetër pos shtëpisë së Tij (Qabes) (subhanehu ve teala), e të tjera nga llojet e adhurimit.

        Ai është i vërtetë dhe feja e Tij është e vërtetë (subhanehu ve teala).

        Prandaj, ai i cili beson këto tri llojë të tevhidit, kujdeset për to, punon dhe vepron me atë që urdhojnë këto tri lloje dhe qëndron i paluhatur në kuptimet e tyre, e kupton se All-llahu është Një dhe i vërtetë, Ai është që meriton adhurimin e askush tjetër prej ksijesave të Tij, i tilli ka realizuar Islamin dhe është besimtar i vërtetë. Ai i cili e humbë njërin prej tre llojeve të tevhidit i ka humbur të gjithë, përshkak se këto lloje janë të lidhura ngushtë njëra me tjetren dhe nuk ka Islam ai i cili nuk i posedon këto lloje apo njërin prej tyre.

        Ai i cili i mohon emrat e bukur dhe atributet e larta të All-llahut nuk ka fe, dhe ai i cili pretendon rival me All-llahun në mbikëqyrjen e gjithësisë është pabesimtar me pajtimin (Ixhmain) e gjithë dijetarëve.

        Ai i cili pranon tevhidin rrububije dhe tevhidin e emrave e atributeve të All-llahut, por nuk e adhuron All-llahun Një, adhuron pos Tij dikend tjetër nga, pejgamberët, melekët, xhinët, yjet putat apo diç tjetër ai nuk është besimtar, përshkak se i ka bërë rival All-llahut (subhanehu ve teala) në adhurimin e Tij, dhe kështu atij nuk i sjellin dobi edhe nëse i beson dy llojet tjera të tevhidit përderisa t'i bashkojë tri llojet sëbashku.

        Ky lloj i tevhidit është tevhidi i adhurimit (ibadetit), të cilin e mohuan pabesimtarët e mëparshëm e poashtu e mohojnë edhe pabesimtarët sot dhe nuk besojnë këtë tevhid. Ata adhuruan me All-llahun edhe dikend tjetër. Adhuruan pemët, gurët, idhujt, evlijat, njerëzit e mirë etj. Kërkuan nga ata ndihmë dhe therrën për ta Kurban pos All-llahut (subhanehu ve teala), dhe adhurime tjera që veprojnë adhuruesit e varreve , idhujve etj. Ata me këtë adhurim janë pabesimtar (mushrikë) dhe nëse vdesin në këtë shirk, atyre nuk iu falet dhe do të jenë përgjithmonë në xhehennem.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do". (en-Nisa: 48)

        All-llahu i Lartësuar thotë: "Nëse ata i bëjnë shok All-llahut, do t'iu asgjësoet ajo që kanë vepruar". (el-En'an: 88)

        Poashtu thotë: "Sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës." (el-Maide: 72)

        Pra, patjetër duhet të realizohet ky llojë i tevhidit, njësimi i All-llahut me adhurim, mohimin e rivalitetit ndaj Tij (subhanehu ve teala), qëndrimi në këtë, thirrja, dashuria për Të dhe urrejtja për hir të Tij.

        Për shkak të injorancës që është ndaj këtij tevhidi binë njerëzit në shirk duke llogaritur se ata janë të udhëzuar dhe në rrugë të drejtë.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "Ata (idhujtarët) morën për miqë shejtanët pos All-llahut dhe mendonin se ata janë në rrugë të drejtë". (e të udhëzuar)." (el-A'raf: 30)

        All-llahu i Lartësuar thotë për të krishterët dhe të ngjashëm me ta: "Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?” Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë." (el-Kehf: 103- 104)

        Pabesimtari me injorancën dhe me zemrën e tij të prishur mendon se ai është i devotshëm (muhsin). Adhuron tjetër pos All-llahut, i lutet dikujt tjetër pos All-llahut, kërkon ndihmë nga dikush tjetër pos All-llahut, therrë Kurban jo për hir të All-llahut. Ai nuk e bënë këtë për diç tjetër pos nga i injoranca dhe mosshikimi me sytë e zemrës.

        All-llahu (subhanehu ve teala) thotë për ta: "A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta." (el-Furkan: 44)

        Poashtu thotë: "Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët." (el-A'raf: 179)

 

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.