Selam Alejkum (Mirë se vini)

Tevesuli - afrimi tek All-llahu [subhanehu ve teala]

Tevesul në kuptimin gjuhësor do të thotë: Afrim. Nga ajo vjen edhe fjala e All-llahut:

أُولَـئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَى رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ

    "Të tillë (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë)..." [El-Isra, 57]

 

        Tevesuli ndahet në dy lloj:

        • Tevesul i lejuar, dhe

        • Tevesul i ndaluar

 

        Tevesuli i Lejuar:

        Është afrimi tek All-llahu me atë çka Ai e dëshiron dhe e pëlqen nga adhurimet e obliguara apo vullnetare, pa marrë parasysh a janë këto vepra apo fjalë apo besime dhe ky është disa lloje:

        1) Afrimi tek All-llahu me emrat dhe sifatet e Tij.

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre." [A'raf, 180]

        Kështu që besimtari gjatë duasë e përdorë emrin e përshtatshëm për kërkesën e tij, si psh. bërja dua me emrin Er-Rahman (Mëshirues) gjatë kërkimit të mëshirës, apo Gafur (Falës) gjatë kërkimit të faljes, dhe kështu me radhë.

        2) Afrimi tek All-llahu me iman dhe njëshmërin e All-llahut.

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)!" [Ali Imran, 53]

        3) Afrimi me punë të mira, që ta lus besimtari Zotin e tij me punët më të mira tek ai, dhe më të zgjedhurat sikurse namazi, agjërimi, leximi i Kur'anit, ruajtja nga harami... e kështu me radhë.

        Argument për këtë është hadithi, që transmetohen Buhariu dhe Muslimi, që tre veta u nisën për në rrugë dhe hyrën në një shpellë ku iu rrokullis një gurë dhe ua zuri daljen. Kështu ata filluan ta lusin All-llahun me veprat më të mira që i kishin bërë.

        Gjithashtu njeriu mund të afrohet me varfëri apo ndonjë sprovë tjetër që e ka goditur.

        Thotë All-llahu i madhëruar për Ejubin, alejhi selam, në Kur'an: "Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesi." [Enbija, 83]

        Sa i përket afrimit të lejuar qëndron në kategori të ndyshme te sheriatit.

        Ka nga ky që është i obliguar e Ai është Afrimi tek All-llahu me emrat dhe sifatet e tij, dhe ka që është i lejuar e Ai është: Afrimi tek All-llahu me veprat e mira, apo nëse të godet ndonjë bela, e kështu me radhë.

 

        Tevesuli i Ndaluar

        Ky është një afrim i shpikur dhe është afrimi tek All-llahu me atë çka All-llahu nuk e dëshiron dhe nuk është i kënaqur me të, pa marrë parasysh a janë vepra, fjalë apo bindje.

        Sikur që është afrimi tek All-llahu duke ua drejtuar lutjet të vdekurve apo të mospranishmëve, kërkuarja mbrojtje apo ndihmë nga ata, apo diçka të tillë.

        Kjo vepër është shirk i madh, e cili e nxjerr njeriun nga Islami.

        Duhet ta dimë se lutjet i drejtohen vetëm All-llahut, pa marrë parasysh a është lutje e kërkimit: si kërkimi mbrojtje nga ndonjë e keqe, apo lutje e adhurimit: Si nënshtrimi, përulësia, etj.

        Këto vepra nuk lejohet t'i kushtohen askuj tjetër përveç All-llahut. Drejtimi i këtyre lutjeve dikuj tjetër përveç All-llahut është shirk në dua (adhurim).

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem." [Gafir, 40]

        All-llahu në këtë ajet shumë qartë na e ka përshkruar gjendjen e atij që e lë adhurimin (këtu hyn edhe duaja) duke u bazuar në hadithin "Duaja është Adhurim".

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje! [El-A'Raf, 55]

        Këtu All-llahu na urdhëron që lutjet tona t'ia drejtojmë vetëm Atij.

        Thotë All-llahu për banorët e zjarrit: "97. Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur. 98. Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve." [Shuara]

        Çdo gjë e cila të bën që ta barazosh All-llahun me dikënd tjetër nga krijesat është shirk.

        Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "5.Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre. 6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve)." [El-Ahkaf]

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shptojnë." [Mu'minun, 117]

        All-llahu [subhanehu ve teala] e ka konsideruar atë, që shoqëron në lutjet e tij dikë tjetër përveç Tij, adhurues të zotit tjetër përveç All-llahut.

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "14 ...e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). 15. Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu)." [Fatir]

        All-llahu i Madhëruar na e ka bërë të qartë në këtë ajet se Ai është Zoti i vetëm që e meriton adhurimin sepse Ai është Sunduesi i Vetëm i Vërtetë dhe se të tjerët që  luten dhe adhurohen përposë All-llahut (idhujt, të vdekurit...) nuk dëgjojnë duatë e nevojtarëve, e mos të flasim fare për përgjigjen. Dhe sikur All-llahu t'i kishte bërë të dëgjojnë ata prap nuk do të mund të përgjigjeshin kërkesave të tyre, sepse ata nuk posedojnë as dëm as dobi e as nuk janë ata që vendosin.

        Kufri (Mosbesimi) i Mushkrikëve Arab, tek të cilët u dërgua Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], që t'i ftojë në fenë e pastër, ishte shoqërimi i të tjerëve në adhurim dhe lutje ndaj All-llahut. Ata kur ishin në gjendje vështirësie e lutnin vetëm All-llahun duke mos i shoqëruar dikënd tjetër, ndërsa kur ishin në qetësi dhe rehati i shoqëronin dikënd tjetër ortak.

        Thotë All-llahu i Madhëruar: "Kur hipni ata në anije (u këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i lutën All-llahut sinqerisht, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit lusin idhuj!" [Ankebut, 65]

        Gjithashtu thotë: "E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës." [El-Isra, 67]

        Gjithashtu thotë i Madhërueri: "Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!" [Junus, 10]

        Ndërsa sot, për fat të keq, tek disa njerëz shirku është më i madh sesa shirku i të parëve, sepse sot përveç duasë ata po ia drejtojnë edhe shumë adhurime tjera të adhuruarve tjerë përveç All-llahut, sikur që është frika, nënshtrimi, etj.

        E çka është edhe më keq, ata edhe nëse janë në vështirësi nuk i drejtohen All-llahut por i drejtohen të adhuruarve tjerë. All-llahu na mbroftë nga kjo humbje!

        Si përfundim do të dëshiroja të ceki edhe diçka me rëndësi : Kërkimi nga i gjalli (pa marrë parasysh sa besimtar i mirë është ai) që të ndërmjetsojë të afrohesh tek All-llahu gjithashtu është shirk.

        All-llahu e di më së miri.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.