Selam Alejkum (Mirë se vini)

A bën të shahet koha

A lejohet të shahet koha kur njeriu është i hidhëruar apo është në gjendje të ngushtë jetësore?

        Përgjigja:

        Nuk lejohet që një njeri ta shajë  kohen kur ngushtohet jeta e tij. Për, këtë ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: Me fyen i biri i Ademit kur ai e shan kohen sepse Unë jam Koha me duart e Mia e ndryshoj natën dhe ditën."

        Në një hadith tjetër thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Mos e shani kohën se All-llahu është koha." D.m.th, All-llahu është Ai qe e ndryshon kohen si të dojë, e njeriu kur te sprovohet me ndonje sprovë duhet të bëjë saber (durim) dhe të llogarit se All-llahu e ka urdheruar që të bëjë sabër (durim).

        All-llahu [subhanehu ve teala]  ka thënë:

 (تلك من أنباء الغيب نوحيها اليك ما كنت تعلمها أنت ولا قومك من قبل هذا فاصبر ان  العاقبة للمتقين)

        " Këto janë disa nga rrefimet e panjohura (për ty), qe po t'i shpallim ty, që para këtij (Kur'anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshem se përfundimi (i lavdishem) është për të devotshmit." [Hudë, 49]

        Dhe le ta dij njeriu se çdo herç që e godet ndonjë musibet (fatkeqësi) në botë ka fatkeqësi edhe më të mëdha sesa ajo. E kur ta dije njeriu këtë i lehtësohet fatkeqësia.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.