Selam Alejkum (Mirë se vini)

A lejohet burri të mungojë nga gruaja e vet për një kohë të gjatë

Pyetja: A i lejohet një bashkëshorti, i cili ka dalur për të kërkuar pasuri, të mungojë nga bashkëshortja e vet për një kohë të gjatë, mungesë kjo e cilat ndodhë të zgjatët më shumë se dy vite?

------------------------------
        Përgjigja: Ka thënë dijetari i njohur ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): " Obligim (vaxhib) për bashkëshortin është të çojë jetë të mirë me bashkëshortën e vet. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Çoni jetë të mire me to (bashkëshorte)." (En-nisa 19).

        Obligim të cilin e bartë bashkëshorti ndaj bashkëshortës së vet dhe anasjelltas. E prej këtyre obligimëve është edhe të mos mungojë nga bashkëshortja e vet për një kohë të gjatë, ngase prej të drejtave të saja është ta shijojë jetën bashkëshortore, siç e posedon edhe ai vet këtë të drejtë.

        Por, nëse ajo është në pajtushmëri me mungesën e tij po edhe nëse zgjatët, atëherë i lejohët burrit të mungojë dhe nuk ka pëngesë për të. Mëgjithatë, kjo bëhët me kushte: ta lëjë atë (gruan) në vend të sigurtë, që mos i kanosët ndonjë pasiguri.
        E nëse bashkëshortja nuk ka rënë dakort për një mungesë aq të gjatë, atëherë ai detyrohet të kthehet të gruaja e vet çdo gjysëm viti, përveç nëse e ndal ndonjë arsy; sëmundja apo të ngjajshme me të.
        Ka thenë dijetari ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!: "Disa nga sahabët [radijallahu anhum] e kanë kufizuar kohën e mungesës së bashkëshortit nga bashkëshortja e vet në katër muaj e disa të tjerë nga ata një gjysmë viti.

        E nëse kalon më tepër se gjysmë viti dhe gruaja kërkon që ai të kthehet, patjetër duhet të kthehet. E nëse ai refuzon kërkesën e saj, ajo ka të drejtë të ngreh akuzë në gykatë dhe ta prish kurorën.

        Por, nëse ajo ia lejon bashkëshortit mungesën largë saj për një kohë, që ndodhë të zgjatët shumë, një vit apo dy, i lejohet dhe nuk ka të drejtë më (gruaja) ta prish kurorën, sepse këtë të drejtë më nuk e posedon pasiqë ajo u pajtua me mungesën e tij dhe jeton në siguri, ka furnizim të bollshëm nga ai dhe nuk i mungon asgjë."

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.