Selam Alejkum (Mirë se vini)

Dallimi i martesës mes besimtarëve dhe jobesimtarëve

Pyteja:
Unë jam një muslimane e re dhe dua të di dallimin e martesës së muslimanëve dhe të jomuslimanëve? A bën që dhendëri të veshë rroba të bardha?
Bashkëshortet a lejoet që t'i ndrrojnë unazat? Dhe a është i lejuar vallëzimi?

Përgjigja:

Martesa tek muslimanët dallon shumë nga martesa tek jomuslimanët. Nga këto dallime veçojmë:

• Është kusht që vajza të ketë kujdestar (përgjegjës për të lidhur kuror) dhe në lidhjen e kurorës të jenë dëshmitarët prezent dhe ky kurorzim të bëhët i shpallur në njerëz. Nuk është kusht që kurorzimi të bëhët në xhami.

• Dhëndërri duet të veshë rroba që ia ka lejuar All-llahu i Madhëruar, duke mos veçuar ngjyra të veçanta, ashtu siç bëjnë pabesimtarët.

• Nuk lejohet që të këmbehen unazat mes bashkëshortëve, sepse kjo është vepër e shpikur në fe. Sidomos nëse unaza është prej ari, sepse ari është haram për meshkujt muslimanë.

• Për gratë lejohet përdorimi i defit, kushtimisht që mos të ketë qynpare anash, e nuk lejohen veglat tjera muzikore.

• Nuk lejohet përzirja e dy gjinive në dasem e gjithashtu në vendet tjera.

• Lejohet për gra të vallëzojnë kushtimisht që mos të shihen nga burrat dhe vallëzimi të mos jetë prej llojit që ngacmon emocionet dhe epshet.

All-llahu e di më së miri!

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.