Selam Alejkum (Mirë se vini)

Dyshime rreth Namazit

Janë disa dyshime, të cilat i frymëzon djalli në mënyrë që ta ndalojë muslimanin nga përmendja e Allahut si dhe nga namazi, siç thotë Allahut [subhanehu ve teala]: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?" [El-Maide, 90-91]
        Cilat janë ato dyshime:

        Janë disa dyshime, të cilat i frymëzon djalli në mënyrë që ta ndalojë muslimanin nga përmendja e Allahut si dhe nga namazi, siç thotë Allahut [subhanehu ve teala]: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?" [El-Maide, 90-91]
        Cilat janë ato dyshime:

        Dyshimi i parë:
        Dikush thotë: Pasi që zemra është e shëndoshë, namazi nuk është me rëndësi, me rëndësi është zemra. Pastaj jep shenjë me dorën e tij kah zemra dhe thotë: devotshmëria është këtu. Si dhe argumentohet gjithashtu duke thënë: O vëlla, veprat shpërblehen sipas qëllimit!
        E vërteta është se kjo nuk është e saktë për disa arsye:
        1. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Vërtetë ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira." Kjo argumenton se besimi (imani) është fjalë (shqiptim me gjuhë) dhe vepër (me gjymtyrë).
        2. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë se: " Devotshmëria është këtu, (d.m.th. në zemër), i njejti Pejgamber është që të ka urdhëru me namaz.
        3. Ai i cili mediton në fjalën e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Vërtetë, veprat shpërblehen sipas qëllimeve", me këtë i bëhet e qartë se kemi vepra dhe nijete (qëllime), dhe se nuk pranohet asnjë vepër përveç me dy kushte:
        E para: Që të jetë kjo vepër në pamjen e saj në përputhshmëri me sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. P.sh: Namazi i drekës duhet të jetë prej katër rekatësh as më shumë e as më pak.
        E dyta: Që vepra në mbrendësinë e saj ta ketë qëllimin e mirë dhe të jetë në kënaqësi me Allahun, poashtu edhe namazi duhet të jetë vetëm për Allahun e jo të bëhet për syfaqësi apo dyfytyrësi. 
        Thotë Fudajli për fjalët e Allahut xh.sh.: "për t'iu provuar se cili prej jush është më vepër mirë" [Mulk, 2], ka për qëllim se cili e ka veprën me të sinqert dhe më të saktë. Gjithashtu thotë: Vërtetë, vepra e cila është me sinqeritet mirëpo nuk është e saktë nuk pranohet dhe anasjelltas. Vepra me sinqeritet është kur ajo bëhet për Allahun, kurse e saktë është kur ajo përputhet me sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
        Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "…e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziej askë!" [El-Kehf, 110]
        Atëherë, a mundet njeriu që nuk falët të thotë: Vërtetë, ngrënia është sipas qëllimit e pastaj të mos hajë, poashtu është edhe fjala: Vepra shpërblehet sipas qëllimit e të mos falet?!
        Përfitim: Transmetohet nga Ibën Meudi se ka thënë: "Nuk vlen fjala pa punë, poashtu nuk vlenë fjala e as puna pa nijet (qëllim), e nuk vlen fjala e as puna e as nijeti përpos me atë që përputhet me sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

        Dyshimi i dytë:
        Dikush thotë: O vëlla puna është ibadet (adhurim)!
        E vërteta është se njeriu nuk shpërblehet për asnjë punë nëse nuk e ka kryer namazin, dhe sikur të ndërtojë xhamia në çdo vend, si dhe nëse i jep çdo muslimani mijëra të holla, pra nuk merr sevape (shpërblime). Por, kjo vetëm pasi ta ketë kryer namazin, duke u bazur në hadithin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], të cilin e transmeton Ebu Hurejra [radijallahu anhu], i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: "Gjëja e parë, për të cilën do të llogaritet robi në Ditën e Gjykimit është namazi i tij, nëse është në rregull ai ka shpëtuar, e nëse nuk është në rregull ai ka humbur dhe është shkatërruar" (transmeton Tirmidhiu).
        Dihet se muslimani shpërblehet për çdo gjë me të cilën dëshiron kënaqësinë e Allahut, derisa edhe mardhëniet intime me gruan e tij, bazuar në hadithin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që e transmeton Muslimi: "…edhe në mardhëniet me gratë tuaja ka lëmoshë (sadaka). Thanë: O i Dërguar i Allahut edhe nëse dikush nga ne e kënaqë epshin e tij, a edhe në këtë ka shpërblim? Tha: Ç'farë mendoni ju nëse ai e shfrytëzon atë (epshin) e tij në harame (gjëra të ndaluara), a do të ketë mëkat për këtë? Kështu pra është edhe puna e tij që e shfrytëzon epshin e tij në hallall, do të ketë shpërblim."
        Kur muezini thërret ezanin ti i thua atij njeriu (i cili nuk falet): eja në namaz, atëherë ai të thotë ty siç tha më parë: puna është ibadet, pastaj pas një kohe vjen dhe e tregon një hadith të shpifur kur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka hyrë në xhami dhe ka gjetur një njeri ulur dhe i ka thënë atij: Kush shpenzon për ty? Ai i ka thënë: Vëllau im. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha: Vëllau yt është më i vlefshëm se ti.
        E vërteta është se ky hadith është i shpifur, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është largë nga ky hadith, sikurse që ishte larg ujku nga gjaku i birit të Jakubit alejhi selam. Në kapitullin, bindja dhe të mbështeturit në Allahun, te libri Rijadu Es-salihin është cekur transmetimi i Tirmidhiut me sened (zinxhirë) të vërtetë nga Enesi, i cili ka thënë: Kanë qenë në kohën e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dy vëllëzër, njëri prej tyre vinte te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ndërsa tjetri merrej me një profesion (d.m.th. fitonte dhe me këtë arsyetohej), u ankua ky profesionisti për vëllaun e tij te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kurse ai i tha: Ndoshta ti do ta furnizosh atë.
        O robi i Allahut, mos u vono asnjë moment nga të falurit namaz! Kjo botë është kalimtare, njeriu është i pasur nëse e rrespekton Allahun, e i varfër nëse bënë mëkate, apo siç thonë: Nuk ka humbur asgjë ai i cili e ka gjetur Allahun, dhe se nuk ka gjetur asgjë ai, i cili e ka humbur Allahun. Nëse njeriu është me Allahun atëherë ai është më i pasuri ndër njerëzit po edhe nëse nuk posedon para vetës përveç një copë buke. Kurse ai i cili është largë Allahut e i është dhënë çka ka në botë, përkundrazi ai është njeriu më i varfër.
        O robi i Allahut: Përkujto thirrjen e varrit drejtuar ty: O biri i Ademit, unë jam shtëpia e trishtimit, unë jam shtëpia e errësirës, unë jam shtëpia e krimbave, unë jam shtëpia e vetmisë, unë jam ai që kush hynë në mua duke qenë respektues i Allahut do të jem për te në atë ditë mëshirë, ndërsa ai i cili hynë në mua duke qenë kundërshtar i Allahut do të jem për të atë ditë zemërim.
        Vëllau im, nëse je prej atyre që nuk falesh, parapriju të mirave dhe bjeri në sexhde Zotit të tokës dhe qiejve! Mundesh të falësh edhe nëse e dinë vetëm Fatihan (Elhamdulilahin) e nuk dinë ajete tjera nga Kur'ani, në fillim nuk kushtëzohet që ta dish përmedësh Et-tehijatin, poashtu mundesh t'i falësh një herë vetëm farzet e pas një kohe edhe sunetet. E nëse nuk mundesh t'i mbash në mend numrin e rekateve të çdo farzi, atëherë çështja është shumë e lehtë: Para se të lind Dielli janë dy rekate (namazi i sabahut), e kur të perendon Dielli janë tri rekate (namazi i akshamit), ndërsa kohët e mbetura, dreka, ikindia dhe jacia i kanë nga katër rekate farz.

        Dyshimi i  tretë:
        Dikush thotë: Vërtetë filani është njeri që falet mirëpo, sjelljet e tija nuk janë të mira?
        E vërteta është se në islam askush nuk merret argument përpos Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit, të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërrmjet pasanikëve tuaj. Cka t'ju jep i Pejgamberi, atë merrmie e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër." [El-Hashr, 7]
        Për këtë them: se nëse ky person ka sjellje të këqija, atëherë ti falu dhe sillu mirë ashtu siç ka urdhëruar Islami! Gjithëashtu them për këtë person se namazi i tij një ditë do ta pengojë dhe do ta ndalojë nga këto sjellje të këqija.
        Një njeri ka ardhur te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i ka thënë: Vërtetë një person falet ndërsa kur zgjohet nga gjumi vjedh, atëherë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. tha: "Vërtetë ai do të ndalet nga kjo që thua." (transmeton Ahmedi dhe Bejhekiu, ndërsa Albani në librin Mishkatu El-Misbah e ka bërë të vërtetë).

        Dyshimi i katërt:
        Një person falet, mirëpo Allahu [subhanehu ve teala] ia ka ngushtuar gjendjen e tij, nuk ka pasuri e as vetura e as pallate…, në anën tjetër një person tjetër nuk falet e Allahu i ka dhënë pasuri?
        E vërteta është se kur Allahu [subhanehu ve teala] i jep njeriut pasuri dhe të mira kjo nuk është argument për dashurinë ndaj tij, sikur që nuk është mosdhënia argument ndaj hidhërimit të Tij. 
        Thotë Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë): "Vërtetë Allahu kur nuk i jep njërit e i jep tjetrit, Ai këtë e bënë për një urtësi, Allahu e dinë se kujt i jep të mira dhe dinë se kë ta veçojë me mirësi. Personit të cilit Allahu nuk i jep e kjo mosdhënie bëhet shkak për nënshtrimin e këtij njeriu ndaj Allahut si dhe e bën të ndjehët i varfër tek Allahu, atëherë pra, kjo mosdhënie në realitet është dhënie. Ndërsa nëse Allahu dikujt i jep pasuri, e kjo pasuri e largon atë nga Allahu dhe të përmendurit e tij, kjo në realitet është mosdhënie.
        Ndërsa Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Allahu xh.sh e ka ndarë mes jush moralin tuaj, siç e ka ndarë mes jush furnizimin tuaj , si dhe Allahu i jep në këtë botë atij që e don dhe atij që nuk e don, kurse fenë nuk ia jep tij që nuk e don, e kujt ia jep Allahu fenë e ka dashur."
Ndërsa Allahu xh.sh. thotë: "A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët. Nxitojmë t'u ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë." (El-Mu'minun 55-56)

        Dyshimi i pestë: Ke kujdesë djallin!
        Ndodhë që njeriu kur të fillojë t'i kthehet Allahut, pikërisht namazit, ndodhë që Allahu ta sprovojë me një fatkeqësi, i vjen djalli në kohën e namazit dhe i thotë: të kanë rënë mbi ty fatkeqësitë nga çdo anë. Pastaj ia hieshon atij lënien e namazit, në mënyrë që të largohet nga fatkeqësitë sipas mendimit të tij. Pra, dije se ato fatkeqësi janë dhurata në formën e sprovave, siç ka ardhur në hadith Kudësij: "I sprovoj ata me fatkeqësi në mënyrë që t'i pastroj prej mëkateve", gjithashtu: " Disa prej robërve të Mi ua dua duatë e tyre kështu që unë i sprovoj ata për të thënë: O Zot…o Zot!"

        Dyshimi i gjashtë:
        Dikush thotë: Për Zotin, unë jam i gatshëm për namaz, dhe shpirti im falet mirëpo, turpërohem të pyes për formën e namazit?
        Këtu duhet ta dish se feja humbë mes turpit dhe mendjemadhësisë. Unë them: A je ti më i mirë se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur në fillim të obligimit të namazit ia mësonte formën e tij Xhibrili alejhi selam?

        Dyshimi i shtatë:
        Dikush thotë: Unë di të falem kur jam vetëm, mirëpo nuk di të falem me xhemat, poashtu frikësohem se njerëzit qeshin me mua?
E vërteta është se ndoshta nuk do të qeshin me ty, nëse don Allahu [subhanehu ve teala], po edhe nëse qeshin disa, kjo nuk barazohet me çeshjen e të gjitha krijesave në Ditën e Gjykimit.

        Dyshimi i tetë:
        Dikush thotë: Unë kam dëshirë që të falem, mirëpo shefi i punës nuk më lejon të falem dhe e argumenton këtë duke thënë se kjo e humb kohën e punës?
        Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" (El-Ankebut, 2)
        "E kur t'i afrohen ato mbarimit ta afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshmitë zbatojeni për hirë të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare. Kështu i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)." (Et-talak 2-3)
        Ndërsa Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Nuk respektohet krijesa nëse i bëhet mëkat Krijuesit, vërtetë respekti bëhet në atë që është e lejuar." (Transmeton Bejhekiu me sened të vërtetë në Sahihu El-Xhamiu).

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.