Selam Alejkum (Mirë se vini)

Synimi i Xhihadit në rugën e All-llahut të Madhëruar

Xhihadi në rrugën e All-llahut është ibadet nga ibadetet e mëdha me të cilën adhurohet All-llahu [subhanehu ve teala] dhe llogaritet nga parimet e domosdoshme të urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, përcjelljes i tevhidit deri tek njerëzit dhe asgjësim i shirkut.
 Sa ibadet i mire që është! Ngase dobia e tij nuk kthehet vetëm tek ai që e kryen, por kalon edhe tek njerëzit tjerë që udhëzohen në të mira, dhe ua sjellë lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër.

        Mund t'i përmbledhim synimet dhe qëllimet e xhihadit në pikat që vijojnë:

        1- Adhurimi i All-llahut [subhanehu ve teala]
        Me këtë simbol të madh të Islam, muxhahidit ndjen se është rob i All-llahut, e don All-llahun dhe veprat që e kënaqin All-llahun, si xhihadi. Dhe urren atë që e urren All-llahu, shirkun dhe fesadin, dhe urren atë që e urren All-llahu nga armiqët e tij mosbesimtarë.
        Andaj i lufton që të jetë fjala e All-llahut më e larta, kurse fjala e atyre që kan bërë kufër të jetë më e ulëta. Kjo ndjenjë është nga nxitjet më të mëdha që nxisin besimtarin në dhënjen e mundit në rrugën e All-llahut. Sikur thirrësi mos të arrijë me thirrjen dhe xhihadin e tij asgjë tjetër përveç ndjenjës së tij se i shërben All-llahut, dhe kënaqësis në këtë rrugë, do të kishte  mjaftuar të jetë si synim.
        Nga dobia e kësaj është ndjenja, që e shoqëron thirrësin në të gjitha lëvizjet e tij, edukimi i njeriut në sinqeritet dhe ndjekjen e së vertetës. E që këto dyja janë kushtë në pranimin e ibadetit. Sepse sikur të ishte e kundërta, të harronte muxhahidi se është duke e adhuruar All-llahun me thirrjen dhe xhihadin e tij, ai me këtë do të dobësonte sinqeritetin dhe do të fillonte dëshira e vetës dhe epshit të pushtojnë zemrën e në fund përfundon me dobësimin e muxhahidit apo rrëshqitjes së tij, All-llahu na ruajt.
        Vërtet, flijimi me veten dhe pasurin në rrugën e All-llahut numërohet nga shenjat më të mëdha të dashurisë ndaj All-llahut dhe fesë së Tij. Kurse braktisja e xhihadit, koprracia në pasuri dhe vete, kur thërret thirrësi i xhihadit, është shenjë e dobësis së dashurisë ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] dhe fesë së Tij.
        Ibnu Tejmije, në lidhje me këtë thotë: “Ai që e don All-llahun, patjetër do të pasoj Pejgamberin, salallaju alejhi ve selem, do t’i besoj në atë që e ka lajmëruar, do t’a respektoj në atë që thotë, do t’a ndjek në atë që e ka vepruar. Kush e bën këtë ai ka bërë atë që e dëshiron All-llahu, dhe All-llahu e don atë. Andaj All-llahu [subhanehu ve teala] të dashurve të Tij u ka dhënë dy shenja:
        a). Ndjekjen e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, dhe
        b), Xhihadin në rrugën e All-llahut, sepse esenca e xhihadit në rrugën e All-llahut është dhënja e mundit për të arritur atë që e dëshiron All-llahu,  nga imani dhe veprat e mira, dhe largimi nga ajo që e urren All-llahu nga mosbesimi, fisku, dhe mëkatet.
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur." [Et-Tevbe, 24]
        Në këtë ajet All-llahu i është kërcënuar atyre që familjen dhe pasurine e dojnë më tepër se All-llahun [subhanehu ve teala] dhe xhihadin në rrugën e All-llahut. Kur robi braktis nga xhihadi atë që mundet ta kryej, kjo është shenjë e dobësisë së dashuris ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], në zemrën e tij. Sepse dihet se të shtrenjtat nuk arrihen përveç duke bartur vështirësitë, qofshin ato të dashurat nga gjërat e mira apo të këqia. Ata që dashurojnë pasurin, pozitën dhe fotografit nuk e arrijn synimin e tyre, vetëmse me durim para vështirësive që u ndodhin në këtë botë, pastaj do ta gjejnë dënimin edhe në botën tjetër.”
N        ë një vend tjetër thotë: “Argumentet për vlerën e xhihadit dhe pjesmarrësve në xhihad janë shumë. Madje është ibadeti më i mire, robi e kryen vullnetarisht.
        Pastaj, xhihadi është argument i dashurisë së plotë sepse dashuria përmban xhihadin. I Dashuruari dëshiron atë që e don i dashuri, urren atë që e urren i dashuri, miqëson atë që miqëson i dashuri, armiqëson atë që armiqëson i dashuri, kënaqet me kënaqësin e tij, hidhërohet me hidhërimin e tij, urdhëron në atë që urdhëron ai, ndalon nga ajo që ndalon ai, ai pëlqehet me të dashurin në të gjtha çështjet. Këta janë ata, që Zoti është i kënaqur kur ata kënaqen dhe hidhërohet kur ata hidhërohen, sepse ata kënaqen kur kënaqet All-llahu, dhe hidhërohen kur hidhërohet All-llahu.”


        2-Fitimi i kënaqësis së All-llahut dhe xhennetit të All-llahut në botën tjetër
        Ky është fryti i adhurmit për hirë të All-llahut, që e kemi përmendur më herët. Ky është qëllimi më i madhë, që ua ka premtuar All-llahu robërve të Tij, që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe muxhahidëve në rrugën e All-llahut.  Ajete të shumta  në librin e All-llahut i lavdërojnë muxhahidët e durueshëm në atë që goditen në rrugën e All-llahut, dhe tregojnë për atë që i është premtuar atyre, në ditën e kijametit nga kënaqësit dhe dhuntit e përherëshme.
        Kur thirrësi marshon me këtë qëllim dhe shpirti i tij e tërheq në këtë, atij i lehtësohen të vështirat, dhe vazhdon rrugën e tij me vullnet dhe vendosmëri. Kur ai lidhet me këtë synim të lartë dhe nuk e harron, ai nuk kthehet të shikoj në interesat e kësaj bote të përkohshme, nuk e pret shpërblimin e veprës dhe xhihadit të tij në këtë botë, por e trajnon dhe edukon veten e tij që të bëjë durimi dhe të jep gjithë mundin e tij, e mos ti shpaguhet asgjë në këtë botë, por të pret shpërblimin  në botën tjetër nga Zoti i tij në xhenetet e përhershme.
        Andaj, këta shpirtëra të sinqert nuk i goditë lodhja që i godet njerëzit që kan qëllime të përkohshme të  kësaj bote, të cilët nëse arrijn qëllimet e tyre në këtë botë, kënaqen dhe vazhdojnë kontributin, e nëse i vonohet shpagimi lodhen dhe ndalen nga kontributi.
        Ata që bartin synimin e lartë nuk presin shpërblimin në këtë botë sepse ata e dinë se kjo botë nuk është vendi i shpagimit, por bota tjetër është për shpagim, andaj veprojnë papushim derisa t'u vie vdekja.


        3-Njerëzit të bëhen vetëm robër të Allahut, Zotit të botërave
        Të shpëtojnë nga errësira, të hyjnë në dritë, te nxirren njerëzit nga adhurimi që ia bëjnë njerëzve e në adhurim ndaj Allahut të Vetëm, të nxirren nga padrejtësia e feve në drejtësin e Islamit, nga ngushtësia e kësaj bote në gjerësin dhe lumturin e saj, dhe nga dënimi i zjarrit në Ditën e Gjykimit, në xhennetet e përhershme.
        Po kjo nuk ndodhë, vetëm me eliminimin e shirkut dhe zotërave të shirkut, që pengojnë tevhidin të arrijë deri te zemërat e njerëzve. Për shkak të kësaj është legjitimuar xhihadi, për t'i evituar këto pengesa dhe bariera që pengojnë rrugën e vërtet të arrijë në zemërat e njerëzve.  Që mos të mbetet shirku dhe feja të jet vetëm për All-llahun. "Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë." [El-Enfal, 39]
        Kur muxhahidi e kujton këtë mision të madh dhe qëllimin esencial të thirrjes dhe xhihadit të tij, ai e dyfishon mundin e tij dhe nuk qetësohet përderisa e sheh shirkun, fesadin, padrejtësit e përhapura, që i tërheqin njerëzit në të këqia dhe fatkeqësi në këtë botë, kurse në botën tjetër, në një dënim të dhembshëm.
        Prandaj, muxhahidi që ka kuptuar qëllimin e xhihadit të tij, është i friksuar për veten dhe njerëzit, nga dënimi i Allahut në këtë botë dhe botën tjetër, i mëshirshëm ndaj njerëzve dhe këshillues i tyre. Dëshiron me thirjen dhe xhihadin e tij, nxjerrjen e tyre nga errësirat në dritë, dhe shpëtimin e tyre nga dënimi i All-llahut në këtë botë dhe botën tjetër.
        Andaj, xhihadi është obliguar në Islam si mëshirë për njerëzit, edhe pse përmban vështërsi, lëndime dhe flijimin e shpirtërave. Këto vështirësi nuk janë asgjë në krahasim me dobit e mëdha që vinë nga xhihadi, duke filluar nga përhapja e tevhidit, shëndrimi i njerëzve në rob të All-llahut, evitimi i shirkut, fitness dhe padrejtësis.
        Nga ky shpjegim i detajshëm në qëllimet e xhihadit, mundemi të konkludojmë se të gjitha qëllimet kthehen në një qëllim të  kësaj bote dhe në një qëllim të botës tjetër.
        Qëllimit i xhihadit në këtë botë është: Përhapja e tevhidit, bërja e njerëzve rob të All-llahut, evitimi i fitnes, dhe shirkut nga ata, vetëm për të qenë fjala e All-llahut më e larta.
        Kurse qëllimit i xhihadit për në botën tjetër, është arritja e kënaqësis së All-llahut, hyrja në xhenet dhe shpëtimi nga hidhërimi I All-llahut. Kështuqë qëllimi i xhihadit në këtë botë, është mjet për të arritur qëllimin e xhihadit që ka për botën tjetër.
        Shejhu El-Islam Ibnu Tejmije, shpjegon synimin e xhihadit dhe qëllimet e tij, dhe thotë: “Synimi i xhihadit është për të qenë fjala e All-llahut më e larta, të ngritet feja e All-llahut e jo njeriu të përmbush fatin e tij. Andaj shpërblimi i muxhahidit për atë që goditet në veten dhe pasurin e tij është te All-llahu [subhanehu ve teala] sepse All-llahu ka blerë shpirtërat dhe pasurin e besimtarëve me Xhenet.”
        Pavarësisht, xhihadi a është xhihad mbrojtës apo xhihad ofensiv, që të dy llojet e xhihadit kanë të njëjtin qëllim. Me xhihadin mbrojtës zbrapset fitneja e armikut që sulmon vendet e muslimanëve, sepse pushtimi i mosbesimtarëve vendet e muslimanëve, është një hyrje për sprovimin e muslimanëve në fe, nderin dhe pasurin e tyre.
        Pastaj, pushtimi është ngritje e fjalës së kufrit mbi fjalën e tevhidit. Pra, xhihadi mbrojtës është obliguar për të eliminuar fitnen që mundet t'i bëhet muslimanëve nga pushtuesi jomusliman, e të dalin njerëzit nga feja, siç pengon ngritjen simboleve të kufrit në një vend ku është ngrituri simboli i tevhidit.
        Kurse qëllimi i xhihadit ofensivë është shumë i qartë, pasi është obliguar që për ngritjen largimin e paganizmit nga njerëzit në vendet e tyre, e feja të jetë vetëm për Allahun e mos të të adhurohen paganët, dhe tagutët, të cilët kanë robëruar njerëzit, u bëjnë padrejtësi dhe i thërrasin për në zjarrë.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.