Selam Alejkum (Mirë se vini)

Vlera e muajit Muharrem dhe agjërimi i ashureve

Falënderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala],  Zotit të botërave, ndërsa paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]  familjen dhe shokët e tij.
     Muaji  Muharrem është muaj i madh dhe i begatshëm, është edhe muaji i parë i vitit hënorë (Hixhrij) dhe poashtu njëri prej muajve Hurum (të ndaluar për luftë) për të cilët Allahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

        “Të Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata katër muaj. Luftoni të gjithë idhujtarëtpa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dine se Allahu është me ata që ruhen (të këqiave).” [Et-tevbe, 36]

        Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Viti i ka dymëbdhjetë muaj prej tyre katër të shenjtë,  tre të njëpasnjëshëm Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem. Kurse muaji Rexheb mes muajit Xhumadel-uhra dhe Sha’ban.” (transmeton Buhariu 2958).
        Muaji Muharrem është quajtur me këtë emër pëarsye të qenies së tij Muharrem (i ndaluar) dhe përforcimit për ndalimin e tij. Këtë e argumenton fjala e Allahut xh.sh. ku thotë: “Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj (në ata katër muaj)!” [Et-tevbe, 36]
        Që don të thotë se në këta muaj mëkati është më i madh se sa në mujat tjerë, por natyrisht që edhe shpërblimi është më i madh.
        Thotë Katade për fjalën e Allahut [subhanehu ve teala]: “Pra mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)”: Mëkati në këta katër muaj është barrë më e madhe edhe pse padrëjetësia dhe mëkati në çdo kohë janë të mëdha. Mirëpo, Allahu [subhanehu ve teala] madhëron prej çështjeve të Tij çfarë të dojë. Gjithashtu thotë: “Allahu zgjedh nga krijesat çfarë të dojë”, ka zgjedhur prej melekëve dhe njerëzve të Dërguar, ka zgjedhur prej fjalëve përmendjen e Tij, ka zgjedhur prej tokës xhami, ka zgjedhur prej muajve muajin Ramazan dhe muajt Hurum, ka zgjedhur prej ditëve ditën e xhuma, ka zgjedhur prej netëve natën e madhe të Kadrit. Andaj, madhëroje atë që e ka madhëruar Allahu [subhanehu ve teala]. Prandaj e madhërojnë atë që e ka madhëruar Allahu të zotët e kujtesësë dhe mendjes”. (Tefsiri i Ibën Kethirit Allahu e mëshiroftë. Tefsiri i sures Et-tevbe ajeti 36).

Vlera e agjërimit nafile në muajin Muharrem

        Transmetohet nga Ebu hurejre [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]  ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm pas agjërimit të ramazanit është agjërimi i muajit Muharrem.” (tarnsmeton muslimi 1972).
        Është vërtetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se nuk ka agjëruar asnjë muaj të plotë përveç Ramazanit mirëpo nga hadithi kuptohet nxitja për shtimin e agjërimit gjatë muajit Muharrem e jo tërë muajin. Poashtu është vërtetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka shtuar agjërimin në muajin Sha’ban e ndoshta nuk është inspiruar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për vlerën e muajit Muharrem përveç në fund të jetës së tij. (Sqarimi i Imam Neveviut Allahu e mëshiroftë në Sahihu Muslim). 
        Allahu zgjedh çfarë të dojë prej vendit dhe kohës
        Thotë El-Izz bin Abduss-selami Allahu e mëshiroftë: “Vlera e vendeve dhe kohërave është në dy mënyra:
        E para: vlerë e dunjasë, dhe
        E Dyta: vlerë fetare që Allahu [subhanehu ve teala] begaton robërit e Tij me vlerën e shpërblimit të punuesëve, si vlera e agjërimit të Ramazanit është më e madhe se sa vlera e muajve tjerë. E kështu dita e Ashureve, vlera e tyre është kthyese në bëmirësinë e Allahut xh.sh. ndaj robërve të Tij. (Kavaidul Ahkam 1/38).

Ditët e Ashurëve në histori

        Transmetohet nga Ibën Abbasi [radijallahu anhuma]  se ka thënë: “Erdhi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në Medine dhe i pa Jehudët tek agjëronin këtë ditë (ditën e ashureve).  Tha: ç’është kjo? Thanë: kjo është ditë e mirë. Në këtë ditë i ka shpëtuar Allahu xh.sh. Beni Israilët (popullin e Musës alejhi selam) nga armiku i tyre (Firaoni) dhe ka agjëruar Musau. Atëherë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: “Unë kam të drejtë te Musa më shumë se ju, e agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi për agjërimin e kësaj dite.” (transmeton Buhariu 1865).
        Agjërimi i ashureve ka qenë i njohur edhe në kohën e injorancës para dërgimit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Është vërtetuar nga Aishja [radijallahu anhu] se ka thënë: “Me të vërtetë populli injorant-paraislam e kanë agjëruar këtë ditë.”
        Thotë Kurtubiu: “Ndoshta Kurejshët kanë pasur në agjërimin e tyre ligjin i cili ka kaluar si Ibrahimi alejhi selam."
        Poashtu është vërtetur se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ka agjëruar këtë ditë në Mekke para emigrimin për në Medine.
        Kur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] emigroi në Medine i gjeti Jehudët e kremtonin këtë festë e i pyeti ata për shkakun e iu përgjigjën në hadithin e lartëpërmendur, atëherë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi për kundërshtimin e tyre në marrjen e kësaj dite festë ashtu siç ka urdhëruar në hadithin të cilin e transmeton Ebu Musa [radijallahu anhu], i cili thotë: “Ka qenë dita e ashureve, të cilën e konsideronin Jehudët festë, kurse në transmtimin e Muslimit: “Ka qenë dita e ashureve e madhëruar ndër Jehudët dhe festë, në një transmetim tjetër: “Kanë qenë populli i Hajberit (Jehudët) e konsideronin këtë ditë festë poashtu në këtë ditë i veshnin gratë bukur dhe i zbukuronin.”
        Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjërone këtë ditë ju!” (transmeton Buhariu).

Vlera e agjërimit të ashureve

        Transmetohet nga Ibën Abbasi [radijallahu anhuma]  se ka thënë: “Nuk e kam parë Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që e ka agjëruar ndonjë ditë dhe e ka vlerësuar ndaj të tjerave përveç ditën e ashureve dhe këtë muaj (ka për qëllim muajin e Ramazanit).” (transmeton Buhariu 1867).
        Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Unë konsideroj se agjërimi i ashureve i shlyen mëkatet e vitit të kaluar.” (transmeton Muslimi 1976).
        Kjo është nga vlera dhe bëmirësia e Allahut [subhanehu ve teala] ndaj nesh, i Cili na ka dhënë me një ditë agjërim shlyerjen e mëkateve të një viti të plotë.

Çka shlyen agjërimi i ashureve?

        Thotë Imam Neveviu Allahu e mëshiroftë:”I shlyen mëkatet e vogla dhe i falë ato përveç të mëdhave. Pastaj thotë Allahu e mëshiroftë : Agjërimi i ditës së Arafatit i shlyen mëkatet e dy viteve, kurse dita e ashureve i shlyen mëkatet e një viti e nëse përputhen të thënurit “amin” kur të thojnë edhe melaqet “amin", i janë falur atij mëkatet e mëparshme. Të gjitha këto ditë që i përmendëm janë të mira në shlyerjen e mëkateve. Pra, nëse gjejnë të vogla i shlyejnë ato e nëse nuk gjejnë as mëkat të vogël e as të madh i janë shkruar atij të mira dhe janë ngritur shkallë (derexhe) për të.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.