Selam Alejkum (Mirë se vini)

Përse duhet ti japim rëndësi njohjes së Akides

1. Teuhidi është qëllimi kryesor për të cilin u krijuan xhindet dhe njerëzit

    Dëshmi për këtë është fjala e All-llahut:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

"Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata të më adhurojnë vetëm Mua." [Edh-Dharijat, 56]

        Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e definon Adhurimin dhe thotë: “Adhurim është emër i përgjithshëm i çdo vepre që e do All-llahu dhe është i kënaqur me atë, prej veprave, fjalëve, qofshin të dukshme apo të fshehura.”

        Ibën Kethiri thotë: “Emër i përgjithshëm që i bashkon dashurin, nënshtrimin dhe frikën e çiltër.”

 

        2. Teuhidi ishte qëllim përse u dërguan Pejgamberët

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ فَمِنْهُم مَّنْ هَدَى اللّهُ َمِنْهُم مَّنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلالَةُ فَسِيرُواْ فِي الأَرْضِ فَانظُرُواْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ

        "Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (shejtanëve ose çdo gjëje tjetër që adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar. Udhëtoni pra nëpër tokë dhe shikoni se si ishte fundi i atyre të cilët përgënjeshtruan (të vërtetën)." [En-Nahl, 36]

        Autori i librit "Tejsir El Aziz El Hamid thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] na lajmëroi se tek çdo popull ka dërguar Pejgamber me këtë fjalë "Adhuroni vetëm All-llahun dhe askënd tjetër, për këtë fjalë u krijuan krijesat, u dërguan Pejgamber,  mu ashtu siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

 

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ

        "Dhe Ne nuk kemi sjellë ndonjë të Dërguar para teje (O Muhammed) e që të mos e kemi frymëzuar Ne (duke i thënë): “La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje - Allahu), pra më adhuroni Mua të Vetëm.”  [El-Enbija, 25]

        Ky ajet përmban të njëjtin kuptim si të fjalës “La Ilahe ilall-llah”, pra pëmban pohim dhe mohim. Pohon se nuk meriton të adhurohet askush tjeter përpos Allahut “ubudullahe” (Adhuronie All-llahun) dhe mohimi në fjalën “Ixhtenibu Et-Tagut” – largonu, mohoni tagutët (çdo gjë që adhurohet pos All-llahut).

        Ajeti sinjalizon se për të qenë islami i njeriut i justifikuar dhe valid patjetër duhet ta përmbush këtë kusht “mohim dhe pohim”, pra pohon se i vetmi që meriton të Adhurohet është Allahu dhe mohon çdo gjë që adhurohet pos All-llahut, ky është teuhidi që e përmban Sureja Kafirun:

 

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ {1} لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ {2} وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ {3} وَلَا أَنَا عَابِدٌ مَّا عَبَدتُّمْ {4} وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ (5} لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ (6

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim
1. Thuaj: “O ju mosbesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni,
3. Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj,
4. Dhe as unë nuk do të jem adhurues i atyre që ju po i adhuroni,
5. Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.
6. Ju keni fenë tuaj dhe unë kam Fenë time (Islamin).

 

        3. Teuhidi është vetë kuptimi i fjalës “La Ilahe il-lall-llah”

        Sulejman ibën Abdullah Ala esh-Shejkh thotë “Teuhidi është vetë kuptimi i fjalës “La  ilahe il-lall-llah”  nga e cila nënkuptojmë se nuk meriton të adhurohet askush tjetër krahas Allahut, as meleqet e afërta, dhe as pejgambert e mos të flasim për të tjerët.

 

        4. Teuhidi është shkaku kryesorë për t'u futur njeriu në Xhennet

        Transmetohet nga Ubadeh ibën Samit [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër pos All-llahut, i cili është pa rival dhe ortak, dhe se Muhamedi është i dërguar i tij, dhe se xheneti dhe zjari janë hak-realitet, do ta fut All-llahu [subhanehu ve teala] në Xhennet.” [Transmeton Buhariu]

        Tranmsetohet nga Utbani se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “All-llahu [subhanehu ve teala] ia ndaloi zjarrit personin, i cili e tha fjalën “La ilahe ilall-llah” me sinqeritet.” [Transmton Buhariu]

        Në këtë kontekst vlen të cekim fjalën e Ibën Tejjmijes për t’i komentuar dhe kuptuar më mirë këto Hadithe:

        “Këto hadithe vlejnë për ata persona që e thonë këtë fjalë dhe vdesin me këtë fjalë, punojnë me këtë fjalë, e thonë me sinqeritet, bindshmëri  pa pasur aspak dyshim dhe mëdyshje dhe me besnikëri.”

        Për këtë kur është pyetur Hasan el Basriu se ka disa persona që thonë se ai i cili e shqipton fjalën “La ilahe il-lall-llah” do të futet në xhenet?  U përgjigj: “Ai i cili e shqipton fjalën “La Ilahe il-lall-llah” i praktikon kushtet dhe i nënshtrohet urdhërave të kësaj fjale do të hyjë në Xhennet.”

        Vehb ibën Munebih kur iu përgjigj pyetjes: “A është çelësi i Xhennetit fjala “La ilahe il-lall-llah”? Tha çdo çelës i ka edhe dhëmbët e veta, nëse vjen me çelësin dhe dhembet e saj do të çelet dera, përndryshe nëse vjen vetëm me çelësin pa dhëmb assesi nuk do të çelet.”1

 

        5. Teuhidi është faktori kryesor për të pasur lumturi dhe hare në këtë botë dhe botën tjetër

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

 

الَّذِينَ آمَنُواْ وَلَمْ يَلْبِسُواْ إِيمَانَهُم بِظُلْمٍ أُوْلَـئِكَ لَهُمُ الأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ

        "Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë." [El-En'amë, 82]

        Saadi në tefsirin e tij thotë: “Ata të cilët nuk e kanë përzier besimin e tyre me shirk do të jen të sigurt ka frika, dënimi dhe pikëllimi, por përkundrazi do të jenë të udhëzuar në rrugën e drejtë.

        Vazhdon dhe thotë “Nëse atë nuk kanë vepruar shirk dhe as mëkate atë e meritojnë udhëzimin, ndërsa ata të cilën nuk kanë vepruar shirk por kanë vepruar mëkate e meritojnë vetëm thelbin e udhëzimit."

 

        6. Rreziku i shirkut është i madh sepse asgjëson teuhidin, andaj duhet të kujdesemi për teuhidin që mos të biem në Shirk

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

        "S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh."  [En-Nisa, 48]

        Ibën Kethiri thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] na lajmëroi se nuk e fal shirkun, pra nuk e mëshiron një rrob, i cili vdes duke i bërë All-llahut ortak në adhurim, ndërsa mëkatet e tjera i falë.2

        Nga ky ajet kuptojmë se Shirku është mëkati më i madh, ngase All-llahu [subhanehu ve teala] tregoi se nuk e falë vetëm se me pendim, ndërsa mëkatet nën gradën e shirkut futen nën dëshirën e All-llahut; nëse do e falë e nëse jo e dënon. Andaj është detyrim për muslimanin të ketë frikë nga ky mëkat ngase është padrejtësia më e madhe dhe sjellja më çoroditëse, përmban në vetën e saj cenim dhe nënvlerësim për All-llahun [subhanehu ve teala] dhe tentim që hakun, që është vetëm për All-llahun t’ia kushtojë tjetër kujt, siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

 

وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ

        "(Përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!” [Lukman, 13]

        Nga ky mëkat kishte frikë dhe drojë edhe Pejgamberi i All-llahut, Ibrahimi alejhi selam:

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَـذَا الْبَلَدَ آمِنًا وَاجْنُبْنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعْبُدَ الأَصْنَامَ

        "(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)." [Ibrahim, 35]

 

       7. Për rëndësinë e Teuhidit tregon vet raste se i Dërguari i All-llahut [subhanehu ve teala] ka thirrur në Meke trembëdhjetë vite në teuhid

        8. Kur'ani prej fillimit deri në mbarim thërret në teuhid

        Ibën Kajim El Xheuzije thotë: “Çdo ajet i Kur'anit përmban në vetvetën e tij teuhid, apo argumenton për teuhidin, apo thërret në të. Kur'ani  ose lajmëron për All-llahun [subhanehu ve teala], emrat dhe cilësitë e tij, i cili është teuhid Esmaa ue Sifaat, ose thërret në njësime All-llahut në vepra duke mos i bërë shok dhe as përshkruar ortak, i cili është teuhid Uluhije dhe Rububije, ose ka urdhra apo ndalesa të cilat janë prej hakut dhe  plotësimit të teuhidit.

 

        9. I Dërguari i All-llahut  [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i edukonte shokët e tij në teuhid prej fëmijërisë

        Transmetohet nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, se ka thënë: "Një ditë kam qene pas të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe me tha:

        "O djalosh, do t'i mësoj disa fjalë: Kije në kujtesë All-llahun, All-llahu do te te ruaje ty. Kije ndërmend All-llahun, All-llahun do ta gjesh para teje. Kur të kërkosh, kërko prej All-llahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut. Dije, sikur tërë populli tubohen që të të ndihmojnë në diç, nuk do të të ndihmonin, përveç atë që të ka caktuar All-llahu. E nëse do të tuboheshin që të të bëjnë dem, nuk do të të dëmtonin, përveç në atë çka All-llahu tash më të ka caktuar. Janë ngritur lart pendët dhe janë thare faqet (d.m.th. çdo gjë është caktuar dhe mbaruar)."  [Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen sahih]

        Në trasmetimet e tjera, përveç të Tirmidhiut shënohet në formën siç vijon:

        "Ke ndërmend All-llahun, do ta gjesh para vetës. Njihe All-llahun kur je në bollëk, All-llahu do të njeh ty në vështirësi. Dhe dije, ajo qe nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të mos të godasë. Dije se vërtet ndihma është me durim, gëzimi me dëshpërim, kurse ne çdo vështirësi ka lehtësi."

 

        10. I  Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i mësonte Shokët e tij se gjëja e parë që duhet t’i thërrasin njerëzit është teuhidi

        I dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur e dërgoi Muadhin në Jemen si thirrës i tha: “O Muadh, je duke shkuar tek një popull që janë pasues të librit,  gjeja e parë që do t'i thirrësh le të jetë dëshmia “La ilahe il-la ll-llah”! Kurse në një transmetim tjetër qëndron: “Që ta njësojnë All-llahun [subhanehu ve teala].”

        Ibën Tejjmija thotë: “Është e njohur prej fesë së Pejgamberëve se janë pajtuar i gjithë ummeti se gjeja e parë që urdhërohet njeriu është fjala “La ilahe il-la All-llah ue enne Muhamed resulull-llah.”

(Vijon inshallah: "Dëmët e injorances ndaj Akides")

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.