Selam Alejkum (Mirë se vini)

Vlera e mësimit të Imanit

Mësimi i Imanit është prej çështjeve më të rëndësishme për arsye se dituria rrethë Imanit ka të bëj me njohjen e All-llahut të Madhëruar dhe veçimin e All-llahut me ibadet (adhurim) duke e mohuar çdo gjë që adhurohet perveç All-llahut [subhanehu ve teala]. Besimtarë të nderuar, vlera dhe mësimi i Imanit në All-llahun [subhanehu ve teala] është prej diturive më të rëndësishme në përgjithësi.

 
        Sepse me mësimin e Imanit në All-llahun e Madhëruar ti do ta gjesh jetën e qetë dhe të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër. Do të jesh fitimtar në këtë botë dhe do të jesh në kënaqësi të përjetëshme në botën tjetër. Do të kesh jetë të lumtur në këtë botë dhe do të shpëtosh nga dënimet e varrit dhe dënimet e botës tjetër. All-llahu thotë në Kur'an: "Kush punon vepra të mira qoftë mashkull apo femër dhe ai duke qenë Besimtar Ne do t'i japim jetë të mirë." [Nahl, 97]
 

 

        Dhe thotë All-llahu në Kur`an duke treguar për botën tjetër dhe gjendjen, e cila do të jetë:
 
        "Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallë të verbër. Ai që nuk besoi do të thotë: "Zoti im, përsë më ringjalle të vërbër, kur unë isha me sy? "Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu siç harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". [Ta ha, 123-126]

 

        Vëllezër dhe motra, nëse ndalemi në ajetet e All-llahut [subhanehu ve teala] do të shohim se All-llahu atyre që besuan u ka premtuar premtime të mira në këtë dynja (botë) dhe në botën tjetër. Si p.sh. jetë të qetë, udhëzim, krenari, shpëtim, mbrojtje prej qafirave. Do t`ju ndihmoi ndaj qafirave dhe ju ka premtuar se nuk do t'i sundojnë qafirat muslimanët kurr me një sundim të plotë. Këto premtime nga ana e All-llahut vazhdojnë të jenë tek secili, i cili i qëndron në besë All-llahut [subhanehu ve teala] derisa ta trashëgoj këtë botë dhe çka ka në të ata që All-llahu është i kënaqur.

 

        Lexues të nderuar, ju thërras që t'i lexoni këto ajete të Kur`anit të Lartë dhe të mendoni në kuptimin e këtyre ajeteve!

        All-llahu [subhanehu ve teala] robërve të Tij, të cilët besuan, u ka premtuar jetë të qetë. All-llahu thotë në Kur`an:

        "Kush punon vepra të mira qoftë mashkull apo femër dhe ai duke qenë Besimtar Ne do t'i japim jetë të mirë." [Nahl,97]

        All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar se do t'i udhëzojë në rrugën e drejtë. All-llahu thotë në Kur`an: "All-llahu i udhëzon në rrugën e drejtë ata, te cilët besuan." [El-Haxh, 54]

        All-llahu [subhanehu ve teala] atyre që besuan u ka premtuar krenari dhe se do t`u bëjë prani në tokë. All-llahu thotë në Kur'an: "Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë". [Munafikun, 7]

        Dhe thotë All-llahu i Madhëruar:

        "Atyre nga mesi juaj, të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pati bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit." [Nur, 55]

        All-llahu [subhaneh ve teala] atyre që besuan u ka premtuar se do t'u ndihmojë dhe do t'i mbrojë nga jobesimtarët. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në Kur'an: "All-llahu është mbrojtësi atyre që besuan". [El-Haxh, 83]

        Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Obligim yni ishte të ndihmojmë besimtarët" [Err-rrum, 47]

        Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë, edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët." [Junus, 103]

        Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "All-llahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët." [En-nisa, 141]

        Lexues të nderuar, këto ishin vetëm disa premtime që All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar robërve të Tij besmitarë në këtë dynja. Ndërsa sa i përket asaj se që përgaditur All-llahu për robrit e Tij besimtarë në botën tjetër mjafton ajeti Kur`anor ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në Xhennete të begatshme, në të cilët rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: Selam! dhe lutja e fundit e tyre është: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!" [Junus, 9-10]

        Dhe thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

        "S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet)." [Suretu el- Kehf, 107-108]

 

 

        Mirëpo vëllezër muslimanë, këto premtime që All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar besimtarëve dhe po i shofim se nuk janë të realizuara në kohën e sodit. E gjtiha kjo është për shkak të Imanit të dobët dhe dobësia e Imanit do të vazhdojë deri atëherë kur muslimanet nuk i kthehen Kur`anit, Librit të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Sunnetit të Pejgmaberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] . Kur të kthehen besimtarët në Kur`an dhe të kapen për të dhe për rrugën e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] atëherë All-llahu [subhanehu ve teala] do t'ua mundësojë muslimanëve që t'i arrijnë këto premtime në këtë botë dhe në Botën tjetër.
 

 

        E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që të na mundësojë që t'i realizojmë ato vepra që All-llahu [subhanehu ve teala] është i kënaqur dhe ato punë që na dërgojnë në kënaqësin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe t'i përjetojmë të mirat e All-llahut në këtë botë dhe në botën tjetër.

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.