Selam Alejkum (Mirë se vini)

Kushtet që një vepër të pranohet tek All-llahu

Cilat janë kushtet per t'u pranu puna e mire te All-llahut [subhanehu ve teala]?

        PËRGJIGJA:

        Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala].

        Puna nuk konsiderohet ibadet (adhurim) perveç nëse i plotëson dy çështje e ato janë: Plotesimi i dashurisë bashkë  me nënshtrimin dhe përuljes ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].

        Për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

والذين اّمنوا أشد حبالله

        "Dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë."  [suretu el-bekare, 165]

        All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

ان الذين هم من خشية ربهم مشفقون

        "Vërtetë, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frike." [El-Mu'minune, 57]

        All-llahu [subhanehu ve teala] i ka përmbledhur në një ajet ku  thotë:

 انهم كانوا يسارعون في الخيرات و يدعوننا رغبا ورهبا و كانوا لنا خاشعين

        "Ata përpiqëshin për punë të mira, na u lutëshin duke shpresuar dhe duke u frikesuar, ishin respektues ndaj Nesh." [El-enbija, 90]

        Dhe kur ta dije kete ateher le ta dij se me te verete adhurimi nuk pranohet perveç se prej muslimanit, i cili e beson All-llahun Një, [subhanehu ve teala] siç ka thënë All-llahu në Kur'an:

 وقدمنا الى ما عملوا من عمل فجعلناه هباء منثورا 

       "Dhe Ne do t’i kthehemi çfarëdo lloj pune që bënë ata (mosbesimtarët) dhe do t’i bëjmë veprat e tilla si grimca pluhuri që fluturojnë në erë."  [El-furkanë,  23]

        Në hadithet e Muslimit (214) transmetohet nga Aishja [radijallahu anha] se ka thënë: O i Dërguari i All-llahut, Ibnu Xhudani në injurancë i vizitonte të afërmit dhe i ushqente të varfërit. A do t'i bëjë kjo dobi atij? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "Nuk i bën dobi sepse ai nuk thonte: O Zot, mi fal mëkatët e mia Ditën e Gjykimit." D.m.th ai nuk e besonte All-llahun dhe as Ditën e Gjykimit.

        Pastaj, muslimanit nuk i pranohet adhurimi perveç nëse i realizon (vërteton) dy kushte esenciale:

        1. Sinqeriteti i njetit (qëllimit) vetëm për All-llahun [subhanehu ve teala]: Qëllimi i robit duhet të jetë në atë mënyrë që me të gjitha fjalët dhe veprat, të dukshme dhe ato të padukshme t'i bëjë per hir të All-llahut [subhanehu ve teala].

        2. Pasimi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Puna duhet të veprohet ashtu siç na ka urdhëruar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe i Dërguari i Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e mos të bëjmë adhurim në ndonjë mënyrë tjetër perveç se me atë që na ka mësuar All-llahu dhe i Dërguari Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem],dhe duhet me i lënë ato vepra që janë në kundërshtim me Ligjin e All-llahut, dhe mos bërja e bidatëve, adhurime te reja ose formave të ndryshme në adhurim, përderisa nuk është vërtetuar nga Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

        Argument për këto dy kushte All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

فمن كان يرجوا لقاء ربه فليعمل عملا صالحا و لا يشرك بعبادة ربه أحدا

        "Kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e tij, le të punojë punë të mira dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të tij." [El-kehf, 110]

        Ka thënë Ibën Kethiri, [Allahu e mëshiroftë] në komentim të ajetit (فمن كان رجوا لقاء ربه) "Kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e tij" d.m.th: Kushdo që shpreson shperblimet dhe sevapet e mira (فليعمل عملا صالحا  "...le të punojë punë të mira... " d.m.th adhurimi të jetë ashtu siç na ka mësuar All-llahu dhe i Dërguari i Tij. (ولا يشرك بعبادة ربه أحدا ) " "...dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të tij!" D.m.th: Ai që do kënaqesinë e All-llahut nuk duhet t'i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të tij.

        Pra, çelësi për pranimin e punëve të mira tek All-llahu është imani-beismin në All-llahun dhe dy kushtet esenciale: Sinqeriteti dhe vepra të bëhët ashtu siç na ka mesuar All-llahu [subhanehu ve teala]  dhe i Dërguari i Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Search site

Punuar nga Talha Raka © 2008. Të gjitha të drejtat i mban autori.